ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Evangjelos Venizelos: “Shqipëria e meriton statusin e kandidatit në qershor”

276901-111221-evangelos-venizelos

Ministri i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka deklaruar se ecuria e Shqipërisë në procesin integrues është e kënaqshme dhe se Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke.

Në një intervistë për agjencinë kombëtare greke të lajmeve, Venizelos ka deklaruar ndër të tjera: “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do të shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”.

Venizelos ka shtuar se, me cilësinë e kryesuesit të këshillit të ministrave të jashtëm, do të vizitojë gjithë kryeqytetet ballkanike. “Do të zhvilloj kontakte me qeveritë për të parë se si mund të përlehtësojmë perspektivën integruese. Besoj se ky gjashtëmujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të ballkanit perëndimor dhe të bëjmë aksione konkrete, të cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive europiane”, ka thënë ministri i jashtëm grek.

Sa i përket Maqedonisë, Venizelos e ka cilësuar si një rast problematik, pasi sipas tij, “vetë qeveria e vendit fqinj nuk ndihmon me qëndrimin e vet që të plotësohen kriteret që duhet të përmbushë çdo vend, respektim i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top