ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Eurovizion 2014 triumfon Conchita e Austrisë

Këngëtarja austriake Conchita Wurst është shpallur fituese e edicionit të 59 të Eurovizionit, të zhvilluar këtë vit në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Këngëtarja, emri real i të cilit është Tom Neuwirth, fitoi këtë kompeticion me këngën “Rise Like e Phoenix”, duke grumbulluar 290 pikë nga vlerësimet e shteteve të tjera.

Holanda përfundoi në vendin e dytë me 238 pikë, ndërkohë që Suedia mbeti pas me 218 pikë. Shqipëria nuk mundi të kualifikohej për në natën finale të Eurovizionit këtë vit, që përfaqësohej nga Hersi Matmuja me këngën “One night’s anger”.

Kjo është hera e parë për Austrinë të ngrejë këtë trofe, që prej vitit 1966, dhe vetëm hera e dytë që ky vend kandidon në finale në 10 vitet e fundit, pasi në të tjerat ose nuk ka marrë pjesë, ose nuk ka mundur të kualifikohet.

Wurst ka qenë favoritja e dytë për të fituar kompeticionin, pas Suedisë, duke qenë se shumë parashikues mendonin se vendosja e fituesit do të bëhej nga mesi i votuesve tepër të përçarë. Gjithsesi, ajo ishte fituese me një diferencë të pastër, teksa u shpall kur kishin mbetur edhe 3 vende të tjera për të dhënë verdiktet e tyre

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top