Shqip

Erjon Veliaj: E drejta e votës, detyrim ndaj emigrantëve

“Unë jam shqiptar” është ekspozita e çelur në Tiranë, kushtuar diasporës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj, në ceremoninë e hapjes theksoi se kjo ekspozitë vjen si një mirënjohje ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që, nisur nga shkaqe dhe periudha të ndryshme, kanë vendosur që jetën ta organizojnë në një vend tjetër, duke ruajtur traditat dhe zakonet shqiptare.

“Emigracioni e ka konturuar kombin tonë si një komb kozmopolitan. Ndoshta, është taksirati i vendeve të vogla që të udhëtojnë gjithmonë, por unë besoj se sot jemi në një situatë ku emigrantët tanë janë një aset për vendin. Unë nuk besoj tek turbo-patriotizmi, që “O sa mirë me qenë shqiptar” do të thotë vetëm të punojmë këtu. Por, secili prej nesh, sidomos me një shërbim diplomatik modest të një vendi të vogël, e ka fuqinë të jetë një ambasador dhe një përfaqësues shumë i denjë i Shqipërisë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj u ndal edhe te roli dhe rëndësia që qeveria i ka dhënë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ku ka veçuar emërimin e një ministri për diasporën, si dhe promovimin e diplomacisë ekonomike.

“Sot jemi në një situatë ku po ndjekim në mënyrë agresive çështjen e diplomacisë ekonomike. Sot, akti më i madh patriotik që mund të bësh për vendin është të investosh dhe të sigurohesh që këtu vazhdon të rritet ekonomia, që këtu kemi investime të huaja. Ajo që më pëlqen që pas Samitit të Diasporës, një pjesë e madhe e anëtarëve dhe aktivistëve të diasporës janë kthyer jo vetëm në agjentë të marketingut, por edhe në agjentë thithjesh investimesh të huaja, disa herë edhe më të aftë se shërbimi diplomatik, duke qenë se vetë janë marrë me biznes”, tha Veliaj.

Për ti dhënë shqiptarëve vlerësimin dhe rëndësinë e duhur edhe në vendimmarrje që ndodhin në Shqipëri, kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi si mjaft të rëndësishme dhënien e të drejtës për të votuar atje ku jetojnë dhe punojnë.

Burimi http://top-channel.tv/2017/12/18/veliaj-e-drejta-e-votes-detyrim-ndaj-emigranteve/

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close