ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Erë lufte në Ukrainë

Erë lufte në Ukrainë, Situata vjen e përshkallëzohet minutë pas minute. Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Ukrainës urdhëron mobilizimin e trupave ushtarake ukrainase në të gjithë territorin e vendit, një ditë pasi Rusia e Vladimir Putin deklaroi se ishte gati të pushtonte Ukrainën.

Në fakt Rusia ka pushtuar një pjesë të Ukrainës. Mbi 6 mijë-28 mijë trupa ruse ndodhen të dislokuara në gadishullin autonom Krimea, ku jetojnë shumë rusë. Gadishull, që është në territorin e Ukrainës por që prej disa ditësh fryjnë erërat e ndarjes dhe ku Kiev duket se nuk ka më fuqi.

​ZvKryeministri i Krimesë, Temirgaliev deklaroi sot se forcat ukrainase kanë dezertuar. Ndërkohë Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka zhvilluar një telefonatë 90 minutëshe me presidentin rus Vladimir Putin.

Obama i ka kërkuar homologut të tij të tërheqë trupat nga Krimea pasi ka shkelur ligjet ndërkombëtare si dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti amerikan bëri të qartë se shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës do të kishte një ndikim negativ për pozicionin e Rusisë në komunitetin ndërkombëtar.

Por sipas Putin, Rusia ka të drejtë të mbrojë jetët e qytetarëve rus-folës dhe personelit të saj ushtarak në Krime. Situata në Krime ngjalli dhe reagimet e ndërkombëtarëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të bisedimeve dhe vendosjen e qetësisë në vend. Ndërkohë NATO do të mbajë një mbledhje urgjente sot në orën 12:00.

E gjitha pasi Presidenti Vladimir Putin mori OK nga Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, pasditen e 1 marsit për të dërguar trupat në Ukrainë për atë që ai e quan “normalizim të situatës”. Kryeministri ukrainas Arsenik Iatseniuk deklaron “nëse Rusia do të ndërhyjë do të ketë luftë. Senati i Mokës kërkon gjithashtu të tërhiqet edhe ambasadori i Rusisë nga SHBA-ja.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top