Shqip

Emigrimi, kur kthimi në shtëpi shndërrohet në tragjedi

Ngjarja e fundit në Gramsh nuk është një rast i izoluar. Ajo pason një sërë rastesh të tjera të ngjashme, ku protagonist është kryefamiljari, që dhunon e merr jetë, ndërsa viktimë është bashkëshortja apo e bija. Vitet e fundit, këto ngjarje kanë lënë pas pasoja tepër të rënda.

10 Mars 2015 – Në Tiranë shënohet një vrasje e dyfishtë dhe më pas vetëvrasje e autorit të dyshuar të krimit. Ngjarja u shënua orët e para të mëngjesit, kohë kur Emiljano Rustemi qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Izaura Rustemi, 35 vjeç, me të cilën ishte në proces divorci; vjehrrën Engjëllushe Shaqiri, e më pas u vetëvra. Gjithçka ndodhi në sy të fëmijëve të mitur të çiftit. Rustemi ishte kthyer pak ditë para ngjarjes nga Greqia, ku jetonte si emigrant dhe ku kishte vuajtur gjithashtu edhe një dënim për vjedhje.

24 Korrik 2014 – Edmond Fiqi, 50 vjeç, emigrant në Greqi, vret bashkëshorten Adelinën, e më pas fëmijën e tyre vetëm 5-muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Boboshticë, në rrethin e Korçës, ku Fiqi qëlloi për vdekje me armë zjarri dy anëtarët e familjes së tij. Nga hetimet e policisë rezultoi se çifti ishte bërë me fëmijë pas 9 vitesh martesë dhe, që nga ajo kohë, autori i ngjarjes kishte nisur të akuzonte gruan për atësinë e djalit.

21 Korrik 2013 – 28-vjeçari nga fshati Hekal i Tiranës, Ersnik Gjoshi vret me thikë të fejuarën e tij, Anxhela Haka, 17 vjeçe. Gjoshi ishte emigrant prej kohësh në Greqi dhe ishte kthyer prej 3 muajsh në fshat për të bashkëjetuar me vajzën. Prej kohësh ata kishin konflikte xhelozie dhe, atë mesditë, grindjet mes tyre kishin arritur kulmin. Pas një përleshjeje fizike, Gjoshi qëlloi disa herë me thikë Hakën, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

31 Mars 2013 – Në Tale të Lezhës, babai vret me armë zjarri vajzën e tij 19-vjeçare. Nikollë Begu kishte emigruar prej shumë vitesh në Itali, por kohët e fundit ishte njoftuar nga bashkëshortja, se vajza e tyre Valentina ishte larguar 3 ditë nga shtëpia pa lejen e saj. Ai ka udhëtuar drejt Lezhës dhe, pas një debati të ashpër me vajzën, e qëlloi atë për vdekje me automatikun që mbante në shtëpi, në sy të gruas

 

BURIMI http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=296125#tab

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top