EMIGRIM

Emigrim ne Kanada, mundesite dhe procedura

Kanada konsiderohet si nje nga vendet me te mira per te jetuar, vend qe ofron sherbime sociale dhe mundesi te mira ekonomike.

Vetem gjate vitit 2016 ka ftuar ne territorin e saj mbi 400 mije emigrante! Nje numer rekord duke patur parasysh edhe popullesine e saj aktuale.

Duke gilluar qe nga 1 Janari i 2015 per te perballuar kerkesat e larta per emigrimi, Kanadaja krijoi nje sistem emigracioni te bazuara ne piket qe dikush fiton. Sistemi quhet EXPRES ENTRY.

Me kete sistem te jepet mundesia te fitosh direkt rezidence te perkohshme! Pra nuk eshte e nevojshme te nxjerresh here pas here leje qendrimi por perkundrazi nxjerr nje here dhe pergjithmon deri sa te marresh pasaporten Kanadaze.

 

Si funskionon ky sistem:

Te gjithe te interesuarit per te emigruar ne Kanada futen ne nje baze te dhenash dhe ata qe kane piket me te larta marrin ftese per te aplikuar per Rezidence te Perkohshme.

Sistemi jep nje maksimum 1200 pikesh! Nga te cilat 600 i merr dikush direkt nese ka oferte pune te miratuar nga shteti Kanadez.

Oferta e punes duhet te kete LMIA positive. Kjo eshte agjensia e Punesimit dhe Zhvillimit Social ne Kanada. Nese nje oferte pune nuk ka miratimin nga kjo agjensi, atehere eshte e pa vlefshme. (Pra nuk mjafton thjesht te kesh dike ne Kanada qe do te te marri ne pune POR ai duhet te marri aprovimin nga agjensia perkatese)

Piket gjithashtu jepen ne baze te:

  A    Faktorët e kapitalit njerëzore

 

Mosha

Niveli i arsimit

Niveli i gjuhes angleze ose franceze

Pervoja e punes ne Kanada

 

    B. Bashkëshorti ose faktorët e partnerit  


Niveli i arsimit

Niveli i gjuhes angleze ose franceze

Pervoja e punes ne Kanada

 

Ne pergjithesi piket jane nje kombinim midis faktorve te ndryshem si niveli i anglishten, edukimi juaj dhe i partnerit, pervoja e punes ne Kanada, oferta e punes e miratuar nga agjensia e posacne dhe nese jeni i propoxuar per punesim nga njera nga Provincat e Kanadase.

 

Ajo cka eshte e nevojshme te theksojme eshte se megjithese procedura eshte mjaft e nderlikuar ne te njejten kohe eshte edhe mjaft e qarte per hapat qe duhen bere. Kohezgjatja per miratimin apo jo mund te zgjase disa muaj.

 

Nga te gjithe ata qe bejne kerkesa, personat me me shume pike ftohen per te aplikuar si REZIDENTE TE PERKOHSHEM.

Pra duhet theksuar ketu se menyra me e mire per te emgiruar eshte te keni oferte pune te miratuar nga Agjensia e Punesimit dhe Zhvillimit ne Kanada

Nje artikull nuk mund te shpjegoje te gjitha mundesite per te emigruar, por thjesht u bejme nje njohje te shpejt te sistemit me efikas per te emigruar. Ne artikujt qe vijojne do ju shpjegojme dhe menyra te tjera, GJITHNJE DUKE RESPEKTUAR LIGJIGJET DHE PROCEDURAT E SHTETIT KANADEZ!

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top