ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantet terheqin depozitat valutat ulen 21 milione euro

TIRANE – Rrudhen depozitat valutore ne qytetet me dendesi me te larte te emigracionit.

TIRANE – Rrudhen depozitat valutore ne qytetet me dendesi me te larte te emigracionit.

Sipas Bankes qendrore, depozitat ne valute ne Durres, Korce, Vlore e Fier rane se bashku me 21 milione euro ne tremujorin e pare 2013, ne raport me fundin e 2012-s, me Durresin qe ndikoi ne gjysmen e ketij zvogelimi.

Depozitat ne valute ne kete qytet u ulen me 4% ne tremujorin e pare, ne raport me fundin e 2012-s, me 1.5 miliarde leke, apo rreth 11 milione euro te terhequra neto nga deget e bankave ne Durres.

E njejta tendence ka qene dhe ne Vlore, por me ritme me te uleta. Depozitat ne valute ne kete qytet rane me rreth 297 milione leke. Ne Fier gjithashtu kursimet ne valute u ulen me rreth 560 milione leke.
Qyteti tjeter i emigranteve, kryesisht ne Greqi, Korca, ka njohur nje ulje te kursimeve ne valute me gati 600 milione leke ne te njejten periudhe.

KRIZA

Emigrantet, qe dikur ishin burim i sjelljes se valutave ne Shqiperi, po shfaqin nje tendence te kundert, duke reflektuar situaten e veshtire qe po kalojne ne vendet e mberthyera nga kriza e borxheve, sidomos ne Greqi e Itali.

Ne total, Tirana kryeson per kursimet, me gati 38% te totalit te depozitave. Kursimet ne kryeqytet kane vijuar tendence pozitive dhe ne tre muajt e pare te ketij viti, duke u shtuar me rreth 4.8 miliarde leke.
Depozitat ne qytetet e tjera kane ndryshuar pak, por te pakten nuk kane shenuar renie si ne qytetet e siperpermendura.

REMITANCAT

Parate qe emigrantet nga jashte vendit dergojne ne shtepite e tyre kane arritur ne 2012-n ne nivelin me te ulet te dekades se fundit, sipas te dhenave te publikuara nga bilanci i pagesave i Bankes se Shqiperise. Sipas treguesve zyrtare, remitancat e emigranteve arriten ne vlere absolute ne 680 milione euro, me nje renie prej gati 2% ne krahasim me nje vit me pare.

Pergjate tremujoreve, konstatohet qe ne raport me periudhat perkatese te nje viti me pare, ka pasur renie ne tremujorin e dyte dhe te trete, nderkohe qe ne tre muajt e fundit te vitit, situata eshte permiresuar.
Niveli me i larte i remitancave ne vlere absolute eshte shenuar ne 2008-n, dhe me pas me fillimin e krizes ekonomike globale, eshte shenuar vazhdimisht nje tkurrje e tyre.

Kriza ekonomike dhe me pas ajo e borxheve ka prekur ndjeshem dy fqinjet tane, ku jetojne e punojne pjesa me e madhe e shqiptareve, Italine dhe Greqine, sidomos kete te fundit. Nje pjese e konsiderueshme e individeve apo familjeve qe jetonin e punonin ne Greqi jane kthyer ne atdhe, ku sipas burimeve te Ministrise se Punes, numri i te kthyerve i kalon 40 mije.

Krahas ndikimit te krizes, nje tjeter faktor qe ka ndikuar ne kete tendence eshte edhe ai ciklik, ku pas mese 20 vitesh, teksa jane integruar pothuajse teresisht ne shtetet ku jetojne e punojne, emigrantet po i shkepusin gradualisht lidhjet me vendin meme.

Keto transferta jane nje burim i rendesishem jetese per nje shtrese relativisht te varfer te popullsise, nderkohe qe kane qene nje nxitje e rendesishme e konsumit ne vend.

www.shqiptarja.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top