ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët Shqiptarë në Greqi! Partner strategjik në ekonominë Greke

Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë 71% të emigrantëve që ndodhen në Greqi.

Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë 71% të emigrantëve që ndodhen në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare të ministrise të brëndëshme greke,  në Greqi ndodhen 518673 emigrantë të ligjëshëm nga të cilët 368269 emigrantë janë shqipëtarë. Sipas Ambasadës Shqiptare në Greqi, në Greqi ndodhen mbi 600000 shqiptarë.

Po ti hedhësh në sy të dhënave ekonomike del në konkluzion se emigrantët shqiptarë në Greqi janë një patner strategjik të ekonomisë greke.

Sipas të dhënave të fundit , emigrantët ndikojnë 2,6% në PBB të Greqisë. Po të marrim shifrën se nga këto 71% janë shqiptarë del që 1,84% e PPB të Greqisë prodhohet nga emigrantët shqiptarë.

Të ardhurat e emigrantëve shqiparë të depozituara në bankat greke arrijnë ne 2 miliard euro.

Shqiptarët janë një fuqi shumë e madhe në sektorin e buqësisë greke. Sipas të dhënave të OGA (Instituti i Siguracioneve i Buqësisë) nga 44689 të siguruar  që ka ky institut 35318 janë shqipëtarë.

Sipas Institutit të Siguracioneve Sociale (IKA), emigrantët shqiptarë përbëjnë 90% të të siguruarve nga emigrantët që ndodhen në Greqi. të ardhurat e IKA nga emigrantët shqiptarë arrijnë në 887 milion euro. Sipas këtij instituti emigrantët shqiptarë janë të siguruarit që paguajnë më rregullisht siguracionet.

Edhe në tregun e lirë shqiptarët janë një forcë shumë e madhe ekonomike, Deri në vitin 2009 llogaritet që u hapën rreth 20000 biznese shqiptare në Greqi. Në vitin 2005 ky numër ishte 4500 dhe brënda disa viteve njohu një rritje jashtëzakonisht të madhe. Në këto biznese janë punësuar jo vetëm shqiptarë por dhe grek.

Tregu i blerje të shtëpive është ai që ka përfituar më shumë nga emigrantët shqiptarë. Llogaritet që mbi 100000 shtëpi janë blerë në Greqi nga emigrantë shqipëtarë. Kjo i bën shqiptarët në Greqi klientët më të mirë të tregut të shtëpive në Greqi

 

Për www.albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top