Greqi. Sipas disa shifra që u bënë publike nga Ministria e Brendëshme e Greqisë numri i emigrantëve të përgjithëshëm të ligjëshëm në Greqi është 597797nga të cilët 462.319 emigrantë që disponojnë leje qëndrimi, kurse 135.478 kanë bërë kërkesë për rinovimin e lejes të qëndrimit në Greqi.
Përsa i përket emigrantëve shqiptarë në Greqi
- 409.125 është numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi (68,44% e emigratëve që jetojnë në Greqi)
- 119.290 janë fëmijë nën 18 vjeç (85% e numrin total të fëmijëve të emigrantëve në Greqi)
Për sa i përket shifrave të fëmijëve që janë në shkolla greke dhe atyre që studjojnë në universitetet greke u bënë publike se në Greqi studjojnë në shkolla fillore dhe të mesme 104.171 fëmijë emigrantësh kurse në universitete 4849 emigrantë. Për numrin e emigrantëve që janë nga Shqipëria nuk ka shifra të sakta por po të marrim faktin se fëmijët e emigrantëve përbëjnë 85% e totalit atëherë mund të hamëndësojmë se në Greqi studiojnë
- Në shkollat fillore dhe të mesme 88545 fëmijë shqiptarë
- Në universitete 4121 studentë shqiptarë
- Këtu nuk llogariten shifrat e universiteteve private, ose instituteve profesionale IEK për të cilët nuk kemi shifra në dispoziocion
Për albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Shënim: Për të dhënat në fjalë janë përdorur burime nga gazeta prestigjioze greke Kathimerini, 20/10/2013
Lexoni me shume per temën: Οι Αλβανοί μετανάστες είναι οι περισσότερο ενταγμένοι στην ελληνική κοινωνία από όλες τις ομάδες μεταναστών tek albanians.gr
