ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët shqiptarë ndër vite

Në kuadër të  Ditës Ndërkombëtare të Emigrantit po mundohemi të bëjmë një paraqitje me pak fjalë historisë të emigracionit shqiptarë ndër vite

Emigrantët Shqiptarë

Shqiptarët janë popull i cili ka emigruar tradiconalisht gjatë gjithë historisë. Emigrimet e para të regjistruara mund të konsiderohen si ato të periudhës pas luftrave të Skenderbeut, ku një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare emigroi në Itali (Arbëreshët) ose në Greqi (Arvanitasit). Nga kjo epokë janë regjistruar vazhdimisht emigrime të shqiptarëve, jo vetëm për në vëndet fshinje, por edhe në vënde të tjerë të Europës por edhe në SHBA. Periudha e vetme që ndaluan emigrimet, biles ato ishin të ndaluara dhe me ligj, ishte periudha komuniste 1945-1990, por gjithësesi edhe pse masat ishin shumë të rrepta dhe vëndi jonë ishte izoluar tërësisht , janë shënuar me dhjetra raste që shqiptarë me rrezik jetën e tyre janë “arratisur” nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë.

Por emigrimi me i madh, emigrimi masiv i popullit shqiptarë shënohet në periudhën past komuniste, ose më sakte në prag të rënjes të saj. Ishte epoka kur era e demokracisë po fryente edhe në vëndit tonë, dhe shumicës ju kishte ikur frika dhe i kishte lindur shpresa për një të ardhme më të mirë jashtë Shqipërisë. Është pikërisht periudha kohore ku shënohen dy ngjarje , dy data, të cilat do të behen simbol i emigrimit të shqiptarëve.

2 Korrik 1990. Hapja e Ambasadave, konsiderohet si dita simbol, dita kur shqiptarët thyen “murin e tyre të Berlinit”. Atë ditë me qindra mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet, hynë masivisht në Ambasadat Perëndimore të akredituara në Shqipëri. Mbas shumë përpjekjesh dhe negociatash, të gjithë qytetarët që hynë në ambasada u pajsën me pashaporta dhe u larguan nga Shqipëria.
amb_gjermane_90

8 Gusht 1991 Eksodi i madh i Shqiptarëve.  Ishte data ku me mijëra shqiptarë, të nisur nga porti i Durrësit por edhe nga ai i Vlorës, u nisën me anijet e ish flotës tregtare shqiptare, për në Bari të Italisë.  Simboli i kësaj dite, por edhe i gjithë historisë të emigracionit shqiptarë është  anija tregtare VLORA nga e cila zbarkuan atë ditë në Itali 11000 vetë. Fotografitë e famshme të mijërave shqiptarëve në bordin e anijes si dhe po qa në molin e portit janë të skalitura thellë në kujtesën tonë, dhe sa herë që i shohim na kujtojnë vuajtjet e popullit tonë, për një të ardhme më të mirë.

vlora1
vlora

Por emigrimi i shqiptarëve vazhdoi edhe në vitet mbas rënjes të komunizmin. Me mijëra shqiptarë u larguan nga Shqipëria në vitet 1992-2010, disa me mënyrë të rregullt dhe pjesa tjetër si klandestinë, nga mali ose nga deti, varej nga destinacioni.

Ëndrra për një jetë më të mirë për shumë bashkëatdhetarë tanë nuk u realizua. Me dhjetra u zhdukën në ujrat e ftohtë të Adriatikut dhe në malet e Greqisë. Tragjedia si ajo e 28 Marsit 1997, dhe 11 Janarit 2004, apo dhjetra emra të zhdukur në malet e Greqisë, janë kthyer tashmë në simbolin e vuajtjeve të Shqiptarëve.

Kater-I-Rades-Foto-Mario-Gioia

 

Me liberalizimin e vizave në vitin 2010 i jepet fund dhe periudhës të emigrimit masiv të shqiptarëve. Nga ai vit shqiptarët lëvizin lirshëm për në vëndet e Bashkimit Europian. Dhe sipas statistikave zyrtare numri i emigrimit të shqiptarëve ka rënë ndjeshëm nga viti 2010.

Sipas statistikave gjithësej numri i emigrantëve shqiptarë nëpër botë i kalon 1 milion ku pjesa dërrmuese e tyre ndodhen në Itali dhe Greqi.

Emigrantët Shqiptarë në Greqi

Emigrantët e parë shqiptarë në Greqi pas rënjes të komunizmit mbërritën në mesin e vitit 90 (kishte dhe nga ata që kishin ardhur që ne 89 por ishte numër shumë i vogël). Nga viti 1991 filloi dhe emigrimi masiv i shqiptarëve  drejt Greqisë.

Emigrimi i Shqiptarëve në Greqi mbas vitit 90 ndahen në 3 epoka. Epoka e parë 1990-1997, epoka e dytë 1997-2000 dhe epoka e tretë 2000-2010.

Shqiptarët janë komuniteti më i madh në numër nga të gjithë emigrantët që ndodhen në Greqi. Shqiptarët përbëjnë gati 71% të emigrantëve në Greqi.

409.125 është numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi (68,44% e emigratëve që jetojnë në Greqi).119.290 janë fëmijë nën 18 vjeç (85% e numrin total të fëmijëve të emigrantëve në Greqi)

Për sa i përket shifrave të fëmijëve që janë në shkolla greke dhe atyre që studjojnë në universitetet greke u bënë publike se në Greqi studjojnë në shkolla fillore dhe të mesme 104.171 fëmijë emigrantësh kurse në universitete 4849 emigrantë. Për numrin e emigrantëve që janë nga Shqipëria nuk ka shifra të sakta por po të marrim faktin se fëmijët e emigrantëve përbëjnë 85% e totalit atëherë mund të hamëndësojmë se në Greqi studiojnë

Në shkollat fillore dhe të mesme 88545 fëmijë shqiptarë Në universitete 4121 studentë shqiptarë. 20.000 është numri i bizneseve shqiptare në Greqi

Emigrantët shqiptarë konsiderohen tashmë në Greqi si me të integruarit në shoqërinë Greke.

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top