ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët shqiptarë. Ka ardhur koha të lëmë pasaportën shqiptare

Dhe një herë me qindra

Dhe një herë me qindra emigrantë shqiptarë që zgjodhën të kalojnë pushimet e pashkëve ortodokse në Shqipëri, u rraskapitën me orë të tërë në pikat kufitare duke pritur të kalojnë për në Greqi. Pala greke siç denoncojnë vetë emigrantët bëri të pamundurën për ti lodhur emigrantët. Herë bllokoheshin kompjuterat, herë punonin me shumë pak personel, dy sportele etj. Kjo pati si pasojë me qindra emigrantë të kalojnë orë të tëra në Kapshticë dhe Kakavi.

Emigrantët të lodhur nga orët e gjata të pritjes në pikat kufitare janë revoltuar së tepërmi, ndërsa kanë fajësuar shtetin shqiptar për indiferecën, në një kohë kur pala greke ka kthyer bllokimin e emigrantëve në kufi në një taktikë të përvitshme.

“Ka ardhur koha të lëmë pasaportën shqiptare, se nuk ja vlen më. Një shtet që na torturon dhe nuk ndihmon shtetasit e vet. Fëmijët e sëmurë po flenë në automjete, ne po gdhihemi këtu. Ta harrojë politika që ne të vijmë më në Shqipëri”,- tha një emigrant.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top