ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët rrisin depozitat bankare

Depozitat bankare janë rritur  në muajin Gusht

Depozitat bankare janë rritur  në muajin Gusht

pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave të sistemit bankar në fund të Gushtit ishte afro 948 miliardë lekë, 13 miliardë lekë më shumë, krahasuar me Korrikun.

Muaji Gusht konfirmohet edhe këtë vit si periudhë e favorshme për shëndoshjen e bazës së depozitave të bankave. Rritja  ka ardhur në masën dërrmuese prej depozitave në valutë dhe kryesisht në segmentin e individëve. Kjo dëshmon se emigrantët ngelen një faktor në shtimin e kursimeve në ekonomi, pavarësisht nga kriza.

Ndonëse prurjet e parave prej tyre në vitet e fundit kanë rënë ndjeshëm, rritja e Gushtit tregon se burimi nuk ka shteruar. Mbi baza më të gjata krahasimi, depozitat vazhdojnë të jenë në rritje pozitive, që për Gushtin ishte 1.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

burimi www.shekulli.com.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top