ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët, nga Greqia në Shqipëri, 514 milionë euro

Dyvjeçarin e fundit Greqia

Dyvjeçarin e fundit Greqia u shndërrua nga një vend që tërhiqte remitanca, në vend që dërgon jashtë remitanca, konstatoi komisionari përkatës i KE-së, Algirdas Semeta, në një përgjigje me shkrim ndaj eurodeputetit grek të Demokracisë së Re, Jorgos Papanikolau.

 

Sipas të dhënave të komisionarit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet se arritën në 1,1 miliardë euro, nga të cilat, remitancat më të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë (514 milionë euro), Izraelit (190 milionë euro), dhe Gjeorgjisë (103 milionë euro), ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro.

 

Nga këto, shumat më të mëdha erdhën nga SHBA (339 milionë euro), Gjermania (236 milionë euro) dhe Belgjika (221 milionë euro).

 

Sipas eurodeputetit grek, pasiguria mbi situatën ekonomike dhe mungesa e perspektivës së zhvillimit që zotëron dy vitet e fundit në Greqi, kishte si rezultat një “dëm anësor”, veçanërisht me pasoja për ekonominë greke.

burimi www.gazetaexpress.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top