ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët frikësojnë Britaninë

Në një samit në Bruksel, kryeministri britanik do të nxisë homologët e tij, liderët e BE, të nxjerrin mësime nga gabimet e bëra kur Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me bllokun 28 anëtarësh në vitin 2007.

Iniciativa e tij do të shihet si një përpjekje për të siguruar euroskeptikët konservatorë, të cilët janë të shqetësuar për një fluks të mundshëm të rumunëve dhe bullgarëve, kur ata të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe, më 1 Janar.

Në të ardhmen, Cameron dëshiron që shtetet e reja anëtare të arrijnë një nivel të caktuar të të ardhurave, apo të prodhimit ekonomik për frymë, përpara se shtetasit e tyre të gëzojnë të  drejtat e plota për lirinë e të lëvizurit anembanë BE-së, gjë që përbën një nga parimet themelore të Unionit.

Mbajtja nën kontroll e të drejtave të vendeve të varfra mund të rezultojë kontroverse, pasi ajo mund të dëmtojë gjithashtu traditën e BE-së për “solidaritet”, sipas së cilës anëtarët më të pasur të klubit ndihmojnë ata më të varfrit. Shqipëria dhe Serbia janë vendet e radhës që priten t’i bashkohen klubit, si dhe anëtarë të tjerë potencialë, përfshi Turqinë dhe Ukrainën.

Burime nga Britania këmbëngulin se propozimi i Cameron nuk është vendosur në gur dhe se ai thjesht sa po hidhte bazat e idesë për të nisur një debat.

Më shumë se 70 parlamentarë konservatorë kanë dështuar në një përpjekje për të shtyrë datën e 1 Janarit për rumunët dhe bullgarët. Tensionet e tyre mbi këtë çështje dolën në pah gjatë debateve në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë së enjtes.

Hollobone, një euroskeptik, tha se votuesit do ta konsideronin të padrejtë, që qeveria dështoi të përmbushë detyrën e saj bazike për të përcaktuar se sa bullgarë dhe rumunë kanë planifikuar të shkojnë drejt Britanisë gjatë muajit të ardhshëm. Ai paralajmëroi se krimi mes rumunëve në Britani ishte “me të vërtet mjaft befasues”, duke akuzuar se: “Rumunët kanë 7 herë më shumë gjasa që të arrestohen në Londër, se sa një shtetas britanik. Rumunët përbëjnë më shumë se 11% të shkelësve të huaj, pavarësisht se për momentin përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të banorëve. Vitin e kaluar, rumunët përbënin thuajse gjysmën e të gjithë arrestimeve të bëra për lëmoshë, si dhe 1/3-tën e të gjitha arrestimeve të hajdutëve të xhepave në kryeqytet”.

Ndërkohë që samiti nisi të enjten, Cameron pohoi progres në përpjekjen e tij për të siguruar se një politikë e re e Mbrojtjes së BE-së do t’i lërë vendet anëtare, më shumë se sa në Bruksel, në vendin e drejtimit, si dhe nuk dëmtojnë NATO-n.

Kryeministri tha: Ka ende kuptim që kombet të bashkëpunojnë mbi problemet e mbrojtjes, për t’i ruajtur të gjithëve ne të sigurt, por nuk është e drejtë për BE-në që të ketë aftësitë – ushtri, forca ajrore dhe pjesë të tjera të mbrojtjes. Kemi nevojë të marrim shënime të sakta përmes bashkëpunimit, gjë që është e drejtë, dhe aftësitë e BE-së, që është e gabuar. Jam i bindur që do ta bëjmë këtë”.

Zyrtarët e Brukselit akuzuan “Downing Street” se ka keqinterpretuar planin e BE-së për të autorizuar përdorimin e hapësirave ajrore për fluturimet e dronëve, duke lënë të kuptohet se avionët e telekomanduar duhej të ishin nën kontrollin e BE-së. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha: Nuk kemi ndërmend të zotërojmë apo të prokurojmë dronët.

Anders Fogh Rassmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili iu adresua të pranishmëve në samit, tha: Nuk është NATO apo BE, që zotëron këto asete. Këto aftësi zotërohen nga kombet në mënyrë individuale. Kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një ushtrie europiane

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top