ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët e rinj më të edukuar dhe se vetë vëndasit

Emigrantët që vijnë në Gjermani janë të rinj, të shkolluar mirë, rrallë të papunë

dhe dy të tretat e tyre janë evropianë. “Këtu konsiston edhe fitimi i Gjermanisë nga liria e lëvizjes,” thotë Christiane Langenfeld në prezantimin javën e kaluar (12.04.2013) në Berlin të ekspertizës vjetore për migracionin e brendshëm të BE. Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve gjermane për Integrimin dhe Migracionin (SVR), që ka hartuar studimin, i referohet me këtë ligjeve evropiane, në bazë të të cilave evropianët mund të lëvizin lirisht në BE, p.sh. për të studiuar ose për të punuar.

Megjithatë, përsa i përket migracionit ka ende shumë pengesa, siç është për shembull gjuha, por edhe zbatimi i ligjeve të rëndësishme, për të lehtësuar emigrimin. Kështu për shembull vetëm pesë nga 16 lande gjermane kanë miratuar një ligj që lehtëson njohjen e dëshmive dhe diplomave profesionale të huaja. Mësuesit, për shembull, duhet të kualifikohen në Gjermani në dy lëndë – në të gjitha vendet e tjera të BE vetëm në një lëndë. Kjo e vështirëson marrjen e tyre në punë.

Gjermania përfiton

Universitetet gjithashtu duhet t’i nxisin më shumë studentët e huaj që të qendrojnë në Gjermani, mendojnë autorët e studimit. Sepse në Gjermani ka mungesë forcash të specializuara: shumë sipërmarrje nuk gjejnë fuqi punëtore të specializuar, për shembull për përkujdesjen ndaj pleqve, në fushën e inxhinierisë dhe në sektorin e teknologjisë informative. Në vendet e krizës së Evropës nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë njerëz nuk gjejnë punë ose e kanë humbur atë. Në kërkim të punës, shumë emigrojnë në Gjermani, ku ekonomia është në rritje.

E parë si mesatare, emigrantët që vijnë në Gjermani janë rreth dhjetë vjet më të rinj se popullsia gjermane, një e pesta e tyre (20,7 përqind) ka mbaruar universitetin. Në Gjermani kjo shifër është tek 18,1 përqind./ikub.al/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top