Shqip

Emigrantët e paligjshëm në BE, gjykata vendos mosburgosjen e tyre

Emigrantët e paligjshëm në BE, gjykata vendos mosburgosjen e tyre

 

Lajm i mirë për të gjithë emigrantët e paligjshëm, ata nuk do të burgosen më ose të izolohen në kushte paraburgimi nga autoritetet policore të vendeve të Europës.

Vendimin e shpalli Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cila kumtoi se migrantët joevropianë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në zonën e lëvizjes së lirë Schengen, nuk duhet të përballen me paraburgim.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë që e ka selinë në Luksemburg, duke shpjeguar vendimin tha se migrantët që qëndrojnë ilegalisht, nuk duhet të burgosen. Kurse duhet të kthehen në vendin nga i cili vijnë, në bazë të Direktivës së Kthimit të vitit 2008.

Në bazë të kësaj direktive të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, një migrant ilegal, që i kërkohet të largohet, ka deri në 30 ditë kohë për të shkuar vullnetarisht.

Por, pas kësaj periudhe, largimi i emigrantit nuk duhet të përfshijë forcën e tepruar apo rrezikimin e jetës së personit.

Vendimi që shpalli Gjykata Evropiane e Drejtësisë vjen pas rastit të një femre migrante nga Gana. Ajo u kap nga policia e Francës pasi u gjet me një pasaportë të falsifikuar belge. Për këtë shkak ajo u burgos. Autoritetet franceze thanë se Selina Affum është vendosur në paraburgim për shkak të hyrjes ilegale në territorin francez.

Migrantja Selina Affum deklaroi se burgosja e saj ka qenë e paligjshme dhe një gjykatë e apelit në Francë e dërgoi rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Kjo e fundit ka vendosur sot se asnjë emigrant i paligjshëm nuk duhet të burgoset, por t’i kërkohet largim vullnetar brenda një muaji dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk duhet të ketë dëbim me forcë.

Vendimi konsiderohet një lajm i mirë edhe për shumë shqiptarë që janë larguar nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në BE.

Ka disa raste që NOA konstaton, të të rinvje shqiptarë të cilët duke dashur të jetojnë dhe punojnë në vende të BE, janë detyruar të blejnë me shuma të mëdha parash, mjete identifikimi të falsifikuara të vendeve të ndryshme evropiane. Shumë prej tyre janë zbuluar, arrestuar dhe dënuar me disa muaj burgim dhe vendim dëbimi të detyruar, shoqëruar me polici, si dhe refuzim të hyrjes në vendet e zonës –

 

Shengen për pesë vite me radhë. Vendimi që shpalli Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk është e qartë nëse do të ketë fuqi paravepruese, duke bërë kështu që shumë emigrantë të arrestuar, burgosur e dënuar, të dalin nga qelitë e vendeve të BE. /a.b/noa.al/ – See more at: http://www.noa.al/artikull/emigrantet-e-paligjshem-ne-be-gjykata-vendos-mosburgosjen-e-tyre/583549.html#sthash.DTPgJQ8S.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top