ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët e paligjëshëm në Greqi ekzaminim i detyruar për sëmundjet infektive

Policia greke do të ndalojë emigrantët klandestinë që janë bartës sëmundjesh infektive dhe do t’i dërgojë në mënyrë të detyrueshme në spitale, që të ekzaminohen e kurohen, kështu thuhet ndër të tjera në amendamentin e paraqitur në Parlamentin grek.

Siç argumentohet në amendament, përqëndrimi i madh i klandestinëve në qendrat e mëdha urbane krijon rreziqe serioze për shëndetin publik, duke marrë parasysh se jetojnë në mjedise të papërshtashme banimi, shtëpitë publike, përdorimin e drogës, si dhe sëmundjet infektive që ata i mbartin nga vendet e tyre të origjinës.

Ministri i shëndetësisë dhe ai për mbrojtjen e qytetarit, deklaruan se janë rritur në shkallë shqetësuese rastet me SIDA, janë regjistruar 613 shtëpi publike pa leje dhe paralelisht me krimin janë rritur sëmundjet ngjitëse, duke e përshkruar problemin e emograntëve klandestinë si një “bombë higjenike që është gati të shpërthejë”.

Ata raportuan gjithashtu se do të bëhen kontrolle shëndetësore për të gjithë popullsinë e emigrantëve të paligjshëm, do të vulosen menjëherë shtëpitë në të cilat jetojnë në mënyrë të paligjshme dhe masivisht emigrantë dhe pronarët e tyre do të kenë përgjegjësi penale

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top