ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigracioni (i pazgjidhur), bombë me sahat…

 

 

 

 

 

 

Rëndësia e lëvizjeve të popullsisë në histrinë njerëzore, gjithmonë ishte shumë e madhe. Sot fenomeni lidhet kryesisht me zhvillimin ekonomik dhe mbipopullimin, lëvizjet e popullsive do të shtohen, jo vetëm si pasojë e krizëas globale ekonomike, sa edhe e pasojave të ndryshimeve klimaterike, sa edhe e luftërave apo gjendjeve të pastabilizuara politike, në vendet e tjera, kryesisht të Botës së Tretë

 

 

 

 

 

 

Rëndësia e lëvizjeve të popullsisë në histrinë njerëzore, gjithmonë ishte shumë e madhe. Sot fenomeni lidhet kryesisht me zhvillimin ekonomik dhe mbipopullimin, lëvizjet e popullsive do të shtohen, jo vetëm si pasojë e krizëas globale ekonomike, sa edhe e pasojave të ndryshimeve klimaterike, sa edhe e luftërave apo gjendjeve të pastabilizuara politike, në vendet e tjera, kryesisht të Botës së Tretë

 Për këto arsye është e nevojshme dhe e domosdoshme kërkimi i strategjive të përshtatshme ndërkombëtare për administrimin e këtij problemi.Përsa i përket Greqisë, studimi i OKB-së për statusin e ri të krijuar, vëerësohet se popullsia do të sjkojë në vitin 2015 në 14,2 milionë banorë, nga të cilët 3.5 milionë do të jenë qytetarë nga vende jo anëtare të BE së sotme. Është e qartë se emigrantët kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë greke dhe përbëjnë një frymëmarrje të rëndësishme demografike për Greqinë në plakje, por natyrisht që ekzistojnë edhe efekte dhe pasoja të tjera anësore (p.sh. çfarë nënkupton një zhvillim i tillë për psikikën e ndjeshme, e cila vazhdimisht i nënshtrohet fantazisë mbi popullin e zgjedhur?).

Ndoshta trazirat e disa ditëve më parë japin një “shije” të zhvillimeve të së ardhmes dhe mirë do të ishte që të merren në kohë disa masa (Krijimi i vendeve të ushtrimit të fesë, varrezave të feve të jtera, policë nga radhët e emigrantëve), etj.

Një konstatim i përgjithshëm, por edhe specifik i atyreqë dinë të lexojnë midis rreshtave dhe janlë njohës të situatës aktuale në Greqi është se Greqia karakterizohet nga një mungesë e politikës kombëtare për administrimin e fenomenit të emigracionit klandestin dhe se të gjitha përpjekjet që bëhen janë sporadike. Por fillimisht përpara se Greqia dhe politikanët e pushtetit qendror të përpiqen të planifikojnë e projektojnë, por edhe të materializojnë një politikë të tillë, duhet t’u japin një përgjigje të qartë një sërë pyetjeve:

1- Sa emigrantë dhe nga çfarë vendesh gjenden në Greqi? Sipas vlerësimeve të Programit të Politikave të Emigracionit, numri i emigrantëve në Greqi sot kalon shifrën e një milion personave, por të dhënat nuk janë edhe aq të sakta.

2- Cilat janë përqindjet e “durimit” të Greqisë?sa emigrantë ka nevojë ( për tëmbuluar nevojat demografike e ekonomike të saj) dhe sa emigrantë mundet të pranojë në territorin e saj Greqia, pa vënë në rrezik tolerancën sociale dhe stabilitetin ekonomik, por edhe që shteti t’u ofrojë emigrantëve një trajtim human të rëndësishëm? Çfarë duhet bërë me emigrantët e “tepërt”? le të vendosen përpara përgjegjësive edhe ortakët europianë, por edhe shtetet, të cilat nuk janë në BE, por që janë nënshkruar marrëveshje për riatdhesimin e personave që hyjnë në Greqi nga territori i tyre.

3- Cilat janë pasojat e mundshme të emigracionit në lidhje me rregullin, rendin e qetësinë publike të Greqisë? Si të shmanget “getoizimi” i zonave të ndryshme? Do të duhet të shtohen përpjekjet e kontrollit, në mënyrë që të dihet se cilët gjenden të paktën në Greqi, në çfarë zonash jetojnë, apo do të ngelet një përpjekje në letra, pasi administrata shtetërore do të vazhdojë të mos ketë të dhëna të sakta e të sillet në mënyrë përçmuese ndaj emigrantëve. Dhe, si do të kërkohet “paqe” e bashkëjetesë paqësore me emigrantët, kur të gjithë, që nga qeveria, e deri tek nëpunësi më i thjeshtë i administratës shtetërore i shohin emigrantët si qytetarë të kategorisë së fundit dhe si armiq që erdhën pa ftuar në shtëpinë e tyre?

4- Në rast se politika greke duhet të jetë integrimi i emigrantëve në shoqërinë greke, është e mundshme që të afrohen kategori të posaçme të emigrantëve, të cilat nga përvoja e deritanishme kanë vërtetuar se janë lehtësisht më të “integrueshëm”. Nga ana tjetër si të dekurajiohen për të ardhur në Greqi kategoritë e emigrantëve të pakualifikuar? Mos vallë me një zbatim të “Kartës Blu” të miratuar këto ditë nga BE? Por a mund të kontrollohet pëllëmbë për pëllëmbë kufiri tokësor e detar i Greqisë?

Dhe, nga ana tjetër çfarë do të bëhet me ata emigrantë, të cilët aktualisht gjenden brenda Greqisë?

5- Si do të shmanget rreziku i izolimit të emigrantëve të brezit të dytë, të cilët ndihen po aq grekë sa edhe vendasit me fustanella të Greqisë? Do të mundte që shërbimi ushtarak, apo edhe integrimi social të përbëjnë një “biletë” për marrjen e nënshtetësisë? Dhe si duhet të merret nënshtetësia? Mbi çfarë kriteresh? Cilat janë kategoritë e emigrantëve, të cilët duhet të përfitonin këtu e shumë vite nënshtetësië greke, qoftë edhe legalizimin efatgjatë, në mënyrë që të ndiheshin të barabartë me vendasit, si në detyrime, ashtu edhe në të drejta.

6- Si duhet të emancipohet shoqëria greke, në mënyrë që të pranojë realitetin e ri të shoqërisë multikulturore dhe të bashkëekzistencës me emigrantët?

7- Si duhet të emancipohen vetë emigrantët dhe të integrohen e të bashkëjetojnë paqësisht me vendasit?…

janë këto disa pyetje dhe çështje, të cilat kërkojnë një studim të hollësishëm, si edhe vendime të shpejta. Pasi koha nuk vepron në favor, as të Greqisë, as të bashkëjetesës paqësore me emigrantët, sidomos me ata që kanë mentalitet e kuturë krejt tjetër…

Gazeta Tribuna

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close