Shqip

Elementët e sigurisë në pashaporta, nuk do paguajnë më qytetarët

Shqiptarët nuk do të paguajnë më shumë para dhe dokumentet e identifikimit do të mbeten të njëjtat. Kështu bën me dije Ministria e Brendshme, ndërsa dy ditë më parë u dhanë edhe detajet mbi risitë që do të kenë këto dokumente. Vetë ministri i brendshëm ka shpjeguar elementët e rinj të sigurisë që do të shtohen automatikisht nga kompania prodhuese ‘ALEAT’.

Kjo e fundit pak kohë më parë prezantoi elementin e ri të sigurisë në pasaportat biometrike, atë të njohjes së fytyrës. Ky shërbim pritet të aplikohet në pikat e kalimit kufitar ose sportelet ‘E-gate’ ku nëpërmjet njohjes së fytyrës sigurohet që në kufi të mos kalojnë persona të kërkuar nga policia. Ndërkohë kartat e identitetit do të kenë të aktivizuar chip-in e sigurisë i cili do të shërbejë për komisariatin Dixhital.

Pajisja do të shërbejë si një sportel për shërbime që ofrohen në komisariat si kallëzime,aplikime për dokumente, licenca, autorizime nëpërmjet pagesave apo dhe verifikimin e kallëzimeve. Kompania ‘ALEAT’ rinovoi kontratën me 10 vite të tjerë. Ajo pritet te kryejë rreth 25 milion euro investime në përmirësimin e cilësisë së dokumenteve

Burimi http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=57765&kat=109

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top