Siç deklaroi Ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri nga Janari i vitit 2015 fillon proçedura e paisjes së qytetarëve me pashaportat e reja biometrike me elementë shtesë sigurie. LEXONI LAJNIN KËTU Pasaporta e karta e reja të identitetit
Ja lajmërimi i Ministrisë së Brendëshme
Në janar 2015, pasaportat e reja biometrike me të dy elementët biometrikë do të jenë në fuqi. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do kenë në dorë një ndër dokumentet më të sigurt, në Europë.
Por kjo nuk do të thotë se duhen rinovuar pasaportat aktuale që janë të vlefshme, pasi qytetarëve iu janë marrë të dhënat (foto dhe gjurmë gishtash) kur kanë aplikuar për tu pajisur me pasaporta apo karta ID, ndërsa nga janari 2015 ato bëhen aktive në sistem.
VINI RE
Pra sipas shpjegimit që jep ministria e brendëshme, të gjithë qytetarët që aktualisht janë të pajisur me pashaportë biometrike , nuk është nevoja të ndryshojnë pashaporta. Ato do pajisen me pashaporta dhe karta të reja indentiteti VETËM kur ajo që kanë tashmë në fuqi të skadoj.
Shikoni këtu elementet e reja të sigurisë KLIKONI NË FOTON E MËPOSHTËME
