ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Elda Meçi Shqiptarja, kërcimtare latine në klubet e Greqisë

  Përpara shtatë vitesh filloi të kërcente muzikën latine në Greqi dhe sot është kërcimtarja e një nga grupe  më të njohura që përformojnë në klubet e natës.

  Përpara shtatë vitesh filloi të kërcente muzikën latine në Greqi dhe sot është kërcimtarja e një nga grupe  më të njohura që përformojnë në klubet e natës.

Ajo është kërcimtare në Greqi. Përpara shtatë vitesh filloi të bënte ëndrrën e saj realitet për të qenë një kërcimtare e zonja. Por, këtë gjë nuk e ka bërë në Shqipëri, por në shtetin fqinj ku jeton prej vitesh. Elda ka ikur fare e vogël nga qyteti i Kuçovës ku ka kaluar edhe fëmijërinë. E kujton vetën si një vajzë të lëvizur dhe më dëshirën për kërcimin që, në fakt, sa mbërriti përtej kufirit filloi ta ushtrojë. Atje ka marrë edhe shumë kurse që përpos talentit të lindur e kanë bërë atë të lirshme në skenat ku performon. Në grupin e saj ajo është e vetmja shqiptare dhe tregon se asnjëherë nuk e ka mohuar këtë fakt. Më tej, në këtë intervistë të shkurtër, Elda Meçi na tregon një cipëz të punës së saj në Greqi.

Çfarë do të thotë për ju të kërcesh?
Kërcimi për mua është një ëndërr që u realizua.
Kur keni filluar për herë të parë ta ushtroni këtë hobi që tashmë ju
është kthyer në profesion?
Para 7 vjetësh.

Ka lindur si pasion apo si nevoje për të fituar para?
Si pasion që në fëmijërinë time.

Në çfarë ambientesh kërceni?
Në “shou events” dhe në disa nga klubet më të njohura në
Greqi.

Cilët janë njerëzit që frekuentojnë ambientet ku ju kërceni?
Më tepër rinia dhe njerëz të të gjitha moshave.

Keni marrë komplimente, cili është ai më i bukuri?
Po kam marrë shumë. Më i bukuri ka qenë nga një kërcimtar
latin, shumë i njohur, i cili më përgëzoi dhe më uroi për
nivelin që kam arritur.
Jeni ndjerë e paragjykuar për këtë punë që bëni?
Jo! Kohët kanë ndryshuar, po ashtu dhe mentaliteti i njerëzve.

Nën cilin ritëm muzikor jeni më e predispozuar të kërceni dhe pse?
Unë kërcej vetëm latin: salsa, merengue, bachata, samba,
gafieira, ache, reaggaeton etj.

Ju ka sjell të ardhura kjo punë?
Sigurisht që po! Këto janë të ardhurat e mia, kjo është puna
ime.

 

 

 

 

 

E dinë personat që ju marrin në punë që ju jeni shqiptare?
Po, e dinë. Nuk është diçka që u bën përshtypje, as nuk kam
arsye pse ta fsheh.

Si reagojnë ndaj faktit që jeni shqiptare?
Ajo që të bie në sy është fakti se u bën mjaft përshtypje, pasi  jam e vetmja shqiptare në grupin latin, me kërcimtarët më të
njohur në Greqi.

Keni pasur ngacmime gjatë punës?
Absolutisht jo.

Cilin veçoni si moment më të bukur në punën tuaj?
Kam shumë momente të bukura. Një nga më të bukurat për
mua, është tani kohët e fundit kur gjatë shfaqjes vjen në skenë
një vajzë e vogël më kap prej dore dhe më shoqëron gjatë gjithë
kërcimit.

E keni menduar që ky profesion nuk zgjat për një kohë të gjatë…
Çfarë do të bëni më vonë?
Po, sigurisht që e kam menduar. Ajo që do të bëj është që
talentin dhe përvojën time do t’ia përcjell gjeneratës së re.
Dëshira ime për më vonë është të hap studion time në Shqipëri

Marre nga shekulli.com.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top