Shqip

“Elbasan Arena”, gati për ndeshjen e parë

Stadiumi “Elbasan Arena” është gati për të mirëpritur ndeshjen e tij të parë që do të luhet në orën 20:45, mes Shqipërisë dhe Danimarkës. Qyteti i Elbasanit është tejmbushur me tifozë nga Shqipëria dhe nga trojet, ku rreth 12600 tifozë do të ndjekin ndeshjen nga shkallet e stadiumit.

Shqipëria dhe Danimarka janë dy skuadrat e para të Grupit I dhe një trepikësh për të dyja ekipet, veçanërisht për kombëtaren tonë, do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Evropianin 2016.

Trajneri i kombëtares sonë Gianni De Biasi, i ka bërë thirrje dje ekipit se kërkon fitoren historike, ndërsa nuk ka dashur të zhbalancohet sa i përket formacionit që do të zbresë në “Elbasan Arena”, për të mos i dhënë kundërshtarit asnjë pikë referimi.

Kombëtarja jonë numëron vetëm një fitore përballë Danimarkës në 30.10.1963, me rezultatin 1-0, ndërkohë që pritet që nata e sotme të shënojë fitoren e dytë përballë ekipit danez.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top