Greqi: Me sa duket akoma një zgjidhje
e përkohëshme i është dhënë problemit të lejimit të kalimit në Greqi të emigrantëve që kanë problem me shkrimin e toponimeve në pashaportat biometrike.
Albanians.gr kontaktoi me autoritetet kufitare shqiptare si dhe me drejtorine e pergjitheshme të Kufirit dhe konfirmoi lajmin se nga data 6 Qershor deri më datë 3 Korrik emigrantët shqiptarë në Greqi mund të lëvizin lirëshëm nga Shqipëria për në Greqi si dhe anashsjelltas pavarsisht problematikës të toponimeve. Urdheri deri tani eshte dhenë gojarisht dhe nesër pritet ti dërgohet pikave kufitare me shkrim.
Zgjidhja e përkohëshme u arrit me qëllim lehtësimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, për të shkuar në Shqipëri me 23 qershor për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
