ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ekskluzive Lajmërim për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi

Kodi i Emigracionit dhe intergimit social , ndër të tjera parashikon dhe disa nene për të gjithë emigrantët të cilët nuk kan arritur të paisen me leje qëndrimi në Greqi për shkak se ju mungojnë numri i duhur i pullave-ensimave.

Përgatiti artikullin Gaston Sanxhaku

Siç është bëre e njohur, Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social, parashikon që për të gjithë ata që nuk kanë arritur të rinovojnë lejet e qëndrimit dhe kanë marrë Refuzim (aporipsi) për shkak të mos përmbushjes të numrit të duhur të pullave ensimave, do kenë mundësi të rinovojnë ose të paisen me leje qëndrimi vetëm me anë të librit të Shëndetit (IKA, OGA etj). E njëjta gjë parashikohet dhe për të gjithë ata që kanë marrë refuzim vetëm për arsyen e mospëmbushjes të pullave, dhe ndodhen në proçes gjygjësorë për tu hedhur poshtë refuzimi.

Kështu që me urdhër të Sekretarit të Ministrisë të Brendëshme A. Sirigos për Drejtoritë e Emigracionit në Periferitë e Greqisë, sqarohen të gjitha detajet e Paragrafit të 12 të nenit 138 të Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Paragrafi i 12 Nen 138 parashikon dy kategori emigrantësh që nuk pëmbushin numrin e pullave për rinovim ose nxjerr leje qëndrimi në Greqi.

A) Aplikime në pritje (Ekremis etisis)

Për të gjithë aplikimet në pritje , përfituesit janë të gjitë emigrantët që aplikuan për leje qëndrimi të kategorive

  • lejet për punësim varur
  • lejet 10 vjeçare
  • lejet me kohë të zgjatur
  • lejet për baskim familjar.

të cilët aplikuan gjatë viteve 2010, 2011, 2012, dhe 2013 dhe  nuk plotësojnë numrin e duhur e pullave-në ligj shkruhet ditët e sigurimit

Për të rinovuar emigrantët që hyjnë në këtë kategori duhet të paraqesin

  • Libër Shëndeti që është në fuqi 
  • Paravolo 150 euro (Vetëm për leje 3 vjeçare për punë të pavarur)

Shënim. Emigrantët që janë në pritje të lejes 10 vjeçare do paraqesin vetëm librin e shëndetit në fuqi. Nuk paguajnë paravolo. Në rast se bëjnë bashkim familjar atëherë do paguajnë për çdo person paravolo 150 euro.

 

B)Aplikime të refuzuara (Aporiftises etisis)

Për të gjithë ata që kanë marrë refuzim për shkak të mos plotësimit të numrit të pullave, atë që përfitojnë janë të gjithë emigrantët të cilët kanë bërë kërkesë në gjykatat greke për hedhje poshtë të refuzimit deri në datën 01/04/2014 për shkak të mosplotësimit të numrit të ensimave, dhe VETËM nëse ka dalë vendim për pezullim të përkohëshëm të vendimit të refuzimit.

Gjithashtu të gjithë emigrantët që përfshihen në kategorinë e lartpërmendur duhet të bëjnë kërkesë për aplikim në Pragrafine 12 të Nenit 138 deri më datë 30/6/2014

Emigrantët do duhet të paraqesin

  • Libër Shëndeti në fuqi
  • Paravolo 150 euro
  • Vërtetim që janë tërhequr nga proçesi gjygjësor me shtetin grek.

Gjithësesi të gjitha të lartpërmendurat janë në vija të trasha ajo çka parashikon Paragrafi i 12 i Nenit 138. Për të gjitha ata që dëshirojnë të lexojnë hodhësisht (dhe ju këshillojmë ta bëni) mund ta lexoni të gjithë urdhëresën tek lidhja e mëposhtëme. Artikulli ëstë në gjuhën greke për të shmangur gabime në përkthim dhe keqinterpretime.

LEXONI NENIN

Εφαρμογή των διατάξεων της παραγράφου 12 του άρθρου 138 KM

 

PËR ALBANIANS.GR

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top