Greqi. Ministria e Jashtëme, Ministria e Brendëshme
dhe Ministria e Mbrojtjes të Qytetarit më 23 Maj vendosën që të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi, si dhe qytetarët e shteteve të Bashkimit Europian që jetojnë dhe punojnë në Greqi , do ndërrojnë lejet e tyre të qëndimit (sticker, që ngjiten në pashaporta) me kartën elektronike të emigrantëve, në greqisht AUTOTELES EGGRAFO=KARTA TOU METANASTH.
Me vendim të përbashkët ndërministror u vendosën dhe të dhënat teknike si dhe specifikimet teknollogjike të Kartës të Emigrantit. Të gjithë emigrantët do thërriten të pasisen me këto karta sapo të dali vendimi në Fletoren Zyrtare të Shtetit. (Efimeridha tis Kiverniseos).
Çfar është Karta e Emigrantit-Autoteles Eggrafo
Autoteles eggrafo ose Karta e Emigrantit është një kartë plastike me chip (elektronike dhe me mikroqarqe) e cila do zëvëndësoi të gjitha lejet e qëndrimit që jepen për emigrantët dhe zakonisht ngjiten ne pashaportat e tyre (sticker). Me të do paisen të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi, si dhe qytetarët e shteteve të Bashkimit Europian që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Të dhënat teknike
Sipas vendimit ndërministror të publikuar më 23 maj 2013 , u vendos që Karta e Emigrantit-Autoteles Eggrafo të ketë këto të dhëna teknike:
- Titullin e Lejes (Dhjetë vjeçare, pesë vjeçare, dy vjeçare etj)
- Kodin e Kartës me 9 shifra
- Emër Mbiemër të personit që i përket karta
- Vëndi i dhënjes të lejes si dhe datat e dhënjes dhe skadimit të lejes
- Kategorinë e Lejes
- Firmë e personit që i përket karta e cila do kthehen në firmë elektronike
- Kodi i shtetit GRC, si dhe sfond që do shkruhet HELLAS
- Fotografi të personit që i përket karta
- Datlindja dhe gjinia e personit që i përket karta
- Mikroqarqe elektronike
- Optically Variable Device-Aparati i ndryshueshëm Optikisht
- Chip elektronik ku do përfshihen të gjitha të dhënat e personit që i përket karta si Adresa e personit që i përket karta, AMKA, AFM, Numri i Dosjes, Numri i Pashaportës, EKA-Eidikos Kodikas Allodapou
