Shqip

Edi Rama “Të sekuestrohen makinat, paratë, bizneset e të fortëve të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat”

Lufta kundër kanabisit tashmë ka hyrë në një fazë të re, atë të goditjes së grupeve kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe bllokimin e asteve të tyre financiare.

“Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin, çdo pasuri e paluajtshme që zotërohet në territor që është e pajustifikuar ose që është e dyshuar se nuk justifikohet, duhet të kalojë në skan. Çdo biznes i dyshimtë, çdo llogari bankare e dyshimtë dhe kushdo që zotëron asete të tilla duhet që të provojë dhe justifikojë origjinën e tyre ose këto asete duhen konfiskuar. Nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë vend e jo më të shfaqen si faktorë shoqërorë me influencë”, tha Rama.

Por, për të arritur këtë, u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së Task Forcës kundër kanabisit, lufta duhet të nisë nga ata që i sigurojnë mbrojtje këtyre rrjeteve kriminale, nga vetë radhët e Policisë së Shtetit.

“Forca e të fortëve këtu vjen nga implikimi i Policisë së Shtetit, nga tradhtia brenda radhëve të Policisë së Shtetit dhe tradhtarët brenda radhëve të Policisë së Shtetit duhet të marrin në çdo moment mësimin më të merituar dhe më ekstrem. Uniforma blu që të luajnë me dy porta, nuk ka shans”, shtoi kreu i qeverisë.

Ndërsa Haki Çako, drejtori i përgjithshëm i Policisë Së Shtetit, tha: “Ka vazhduar bashkëpunimi me prokurorinë, SHISH dhe SHÇBA duke bërë të mundur edhe identifikimin e kultivuesve apo edhe procedimin e punonjësve të policisë apo edhe administratës”.

Drejtuesja e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda foli me shifra konkrete për asetet kriminale të identifikuara, që shkojnë në 50 milionë euro: “Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të hetimit të aseteve kriminale, janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milionë euro si automjete, vila, apartamente e lokale”.

Viti 2017, sipas kreut të qeverisë, por edhe Policisë së Shtetit, ka shënuar një arritje të madh në luftën kundër kanabisit, me kultivimin e sasisë më të vogël të lëndëve narkotike në Shqipëri që nga viti 1991, duke bërë që objektivi i parë i kësaj lufte të përmbushet me sukses.

Burimi http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=362519#k1

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top