ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Edi Rama: Statusi kandidat? Qesharake që Shqipëria është ende në pritje

Kryeministri, Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë në Austri, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, flet hapur për vendimin që BE do të marrë në qershor për statusin. Rama deklaron se Shqipëria duhet ta kishte marrë që në dhjetor statusin kandidat dhe se është qesharake lënia në pritje për një vendim që është thjeshtë instrumen inkurajimi.

“Sinqerisht, jam shumë i inkurajuar dhe me shpresë pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pashë që vetë kancelarja ishte shumë e vetëdijshme që Ballkani duhet ndjekur më me shumë vëmendje pasi Ballkani ka vënë në zbatim një histori suksesi ndërkombëtar, atë të rrugës nga lufta në paqe. Në këtë rajon nisi Lufta e Parë Botërore dhe këtë vit është 100-vjetori. Ky është viti i parë ku në Ballkan nuk ka konflikt. Gjithçka që po ndodh është në emër të Evropës.”

“Kur vjen fjala për statusin kandidat për Shqipërinë, dhe dehet të them se është qesharake që Shqipëria është ende në pritje, sidomos kur kjo nuk ka lidhje me anëtarësimin apo hapjen e negociatave, por është vetëm një instrument inkurajimi dhe shprese për njerëzit. Shqipëria e ka fituar statusin kandidat. Dhe Shqipëria duhet ta marrë atë. Ne e kemi fituar atë në dhjetor. Dhe nuk ishte e mirë që u zhvendos. Nuk ishte e mirë për Shqipërinë dhe kjo nuk ishte e mirë për rajonin si dhe nuk ishte e mirë për Evropën. Kjo është thjesht për shkak të opinioneve publike apo zgjedhjeve këtu apo atje që janë në mëdyshje. Por, kjo në të vërtetë nuk është shumë evropiane”, thekson Rama gjatë intervistës.

“NUK DO TË LEJOJMË IMPORTIMIN E PEHRAVE”

Në intervistën për ‘Der Standard’, Rama flet për herë të parë mbi deklaratën e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili pak ditë më parë tha se, mund të ndryshohet ligji që ndalon importin e mbetjeve. “Ky është opinioni i tij. Por, jemi shumë larg ndërhyrjes për të ndryshuar atë ligj. Vendimi është marrë. E kemi thënë shumë qartë se do të ndalohet çdolloj importimi mbetjesh, derisa të jemi në gjendje të kontrollojmë dhe monitorojmë si dhe të garantojmë që gjatë importimit gjëra të tjera të mos vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

ZGJEDHJET LOKALE / “ENDE NUK KEMI DISKUTUAR PËR KANDIDATIN NË TIRANË”

Një çështje që gazetarja e ‘Der Standard’ ka prekur gjatë intervistës me Ramën është ajo e zgjedhjeve lokale.

Vitin tjetër janë zgjedhjet lokale. Mundet që të dilni me një kandidat të përbashkët me partnerin e koalicionit, LSI-në, në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës?

Rama: Jemi në një aleancë që funksionon shumë mirë. Jemi dy parti, por një forcë.

A mundet që dikush nga LSI-ja të jetë kandidat për kryebashkiak?

Rama: Akoma nuk kemi ardhur tek këto detaje. Tani jemi të përqendruar tek reforma territoriale. Do të ulim numrin e njësive të qeverive lokale në mënyrë drastike.

Do të ketë më pak shërbyes të pushtetit lokal?

Rama: Jo, do të ketë më pak njësi.

Por në mënyrë të thjeshtë nuk do të thotë se do të ketë më pak njerëz në pushtetin lokal?

Rama: Shumica e tyre nuk do të jenë më përgjegjës për investimet apo zhvillimin, por thjeshtë do t’i shërbejnë komunitetit lokal.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top