Shqip

Edi Rama Shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë Atdheut

Edi Rama “Shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë Atdheut”

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka marrë pjesë në punimet dy-ditore të samitit të 11 Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca ka thënë se sot nuk ka një regjistër konkret të merave dhe numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit duke përfshirë këtu edhe shkencëtarët shqiptarë

“Ne nuk kemi të regjistruar popullin shqiptar që jeton në diasporë. Jemi kaq pak, në krahasim me vendet e tjera dhe nuk kemi mundësi që të dimë se ku janë e sa janë. Mungojnë regjistrat për shqiptarët jashtë vendit. Regjistrimi i popullsisë, ndihmon edhe procesin e votimit. Popullimi i regjistrit të të dhënave i domosdoshëm. Është tronditëse që akademia e shkencave të mos ketë regjistër të atyre që bëjnë ose përpiqen të bëjnë shkencë kudo. Të mos ketë regjistër të vendndodhjes, aktivitetit e asnjë kontakt është e pafalshme. Kjo bëhet më pak tronditëse po të mendosh se shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut” tha ai.

Duke u ndalur tek punimet e samitit, Rama ka shtuar se, ai nuk duhet të bëhet për përfitim politik, por për ti hapur rrugën vendit për një ndërveprim të ideve njerëzore. Ai shtoi se, përfshirja e Kosovës në këtë samit duhet të shihet si një mundësi për të përfituar sa më shumë nga shkrirja e kufijve.

“Në këndvështrimin tim është momenti që të reflektojmë për çfarë mund të përfitojmë si vend dhe si bashkësi shqiptare nga globalizimi në kuptimin e instrumenteve për të ndërtuar urat e ndërveprimit dhe të dijes duke u fokusuar tek potenciali i mendjes që e kemi të shpërndarë. Samiti i parë i diasporës synon këtë që të krijojë një parakusht që siç ju prej 11 vitesh mblidheni në një forum si ky, të gjithë të mund të mblidhen në një forum shumë të gjerë për të thithur e realizuar e sintetizuar prurjet e ideve, të opinioneve dhe të burimeve njerëzore që krijon një veprim i tillë” tha ai.

Burimi http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/akademia-e-shkencave-rama-situat–trondit-se-po-nd-rhyjm–372816.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top