Shqip

Edi Rama Pjesa dërrmuese e shqiptarëve që shkojnë në Gjermani janë emigrantë në Greqi

Kryeministri Edi Rama për më shumë se dy orë është përballur në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, me analistët Arjan Vasjari, Skënder Minxhozi dhe Mustafa Nano, ku është pyetur për dhjetra çështje që aktualisht janë në qëndër të vëmëndjes në Shqipëri.

[maxbutton id=”5″]

Një nga temat që është pytur ka qënë dhe çështja e azilkërkuesëve shqiptarë në Gjermani. Kryeministri Rama u shpreh se numri më i madh i shqiptarëve që shkojnë në Gjermani janë ish emigrant shqiptarë në Greqi që kanë ikur nga Greqia për shkak të krizës ekonomike. Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se arsyeja kryesore për këtë ikje masive janë reformat të cilat , sipas tij janë të domosdoshme, për shkak të gjëndje ekonomike që gjeti qeveria e tij, dhe e trashgoj nga qeveria e kaluar.

Ja çfar deklaroj aktualisht kryeministri Rama në emisionin “Top Story”

Pyetja: Ilustrimi më i mirë janë disa mijëra shqiptarë që kanë braktisur vendin…

Kryeministri Rama: Ne nuk jemi në ndonjë proces shëtitje në lëndinë, por proces reformash të domosdoshme që do të thotë të një të përpjete që duhet ta ngjisim  me patjetër që të na japë mundësinë të kapim një tjetër majë. Si shpjegohet se shumica e shqiptarëve që shkojnë në Gjermani kanë si pikënisje aeroportin e Greqisë në Selanik. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve që shkojnë në Gjermani janë emigrantë në Greqi. Unë flas me përgjegjësi për këtë që ju them. Ka një fakt që kështu shpeshherë harrohet, por që për mua është themeluar. Kemi trashëguar një borxh të fshehur prej 720 milionë dollarësh që e kishte futur në kolaps të gjithë ekonominë. KLSH nuk është një institucion për t’u marrë në konsideratë. Kemi shlyer një për një detyrimet. Kemi shkuar deri në shifrën e 600 milionëve për shlyerjen.

Për të gjithë ata që interesoneh të lexojnë të gjithë intervistën dhe pyetjet klikoni këtu

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top