ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Edi Rama: Greqia, partner strategjik. Politika jonë, ‘zero probleme me fqinjët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar

Greqinë një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në “udhëtimin” e Shqipërisë drejt BE.

 

Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, kryeministri Rama thekson se shqiptarët janë një popull proevropian, me destinacion të fundit, Bashkimin Evropian.

Ai deklaroi se në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e “udhëtimit” të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri.

Ai nënvizoi bindjen e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë një bashkëpunim të ngushtë, në interes të secilit prej tyre. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, tha Rama, duke ripërsëritur se politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët “.

Rama duket i vendosur gjithashtu të lerë pas retorikën nacionaliste të atyre partive, që sipas tij, kërkonin ta përdornin dhe të përfitonin nga problemet e përditshme të shqiptarëve. “Aleanca Evropiane për Shqipërinë ka një program politik proevropian dhe jo nacionalist. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”, ka pohuar kreu i qeverisë shqiptare.

I pyetur për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, Rama është shprehur se ajo ka hapur një epokë të re për rajonin tonë. Ai ka dhënë sigurinë se Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit dhe Evropës Lindore.

Kryeministri Rama në intervistë e karakterizon si një “gazsjellësin TAP një mundësi të mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet fqinje”.

Sa i përket faktit, se për herë të parë që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, minoriteti grek nuk është i përfaqësuar në qeveri, kryeministri thotë se partia BPDNJ mbetet një prej partnerëve strategjikë të PS dhe shpreh besimin se “kreu i saj Vangjel Dule me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Parlamentit, në postin e zëvendëskryetari të Kuvendit shqiptar”.

Lidhur me prioritetet e politikës së brendshme, Rama tha se ato lidhen “vizionin e integrimit evropian”. “Në axhendën tonë ambicioze për të nxitur ekonominë produktive dhe për sigurimin e 300 000 vendeve të reja të punës, një prioritet është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të rivendosim sigurinë për çdo familje shqiptare dhe do të ofrojmë një një sistem universal të kujdesit shëndetësor falas për të gjithë shqiptarët, qofshin të punësuar apo jo. Qeveria jonë do të shpëtojë fshatin nga kolapsi, do të sigurojë një sistem arsimor cilësor dhe në bashkëpunim me Kosovën, do të ofrojmë një paketë të plotë pushimesh në të katër stinët”, është shprehur Rama për agjencinë greke të lajmeve.

Burimi www.ballkanweb.com

 

LEXONI AKOMA

Υπουργός Εξωτερικών της Αλβανίας: Νέο κεφάλαιο στις σχέσεις με την Ελλάδα


Çfar pret Athina nga Edi Rama.

 

Edi Rama. Qëndrimi për marrveshjen e detit me Greqinë nuk ndryshon

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top