Shqip

Edi Rama-emigrantëve: Hera e fundit që nuk votoni nga vëndet ku jetoni Video

Komunikimin Javor” të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ua ka dedikuar emigrantëve. Kryeministri Rama u shpreh se 25 Qershori do të jetë dita e fundit që emigrantët nuk do votojnë aty ku jetojnë. Kreu i qeverisë kërkoi votën e emigrantëve për të vijuar projektin, siç tha ai, për “Shqipërinë që duam”
“Kjo është hera e fundit që nuk mund të votoni nga ku jeni, se kemi nisur një punë kolosale për të regjistruar shqiptarët jashtë atdheut, të cilët për çerekshekulli nuk i llogariti askush.

 

“Pa ju Shqipëria nuk do të kishte mbijetuar dot rrënimit ekonomik dhe social që mori përpara si dallgë e pandalshme shumë e shumë familje të zakonshjme të këtij vendi në vitet e panumërta dhe të stërzgjaturta të tranzicionit. Pa ju, Shqipëria nuk do të kishte të ardhme, sdo ishte pasuruar me dije. Pa ju Shqipëria sdo ta kishte fuqinë sot e ëndrrave dhe shpresave që frymëzon shembulli juaj në familjet tona, sektorët e jetës të atdheut tonë të përbashkët. Jam shumë mirënjohës për gjithçka bëni për Shqipërinë, nga ju marr energji për të udhëhequr reformat që bëjnë shtet”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë jashtë vendit që të telefonojnë të afërmit të tyre dhe tu kërkojnë të votojnë Partinë Socialiste. Na ndihmoni me votën tuaj, ndihmoni PS-në për të bërë shumë më shumë për “Shqipërinë që Duam.Prandaj ju lutem, merrni në telefon familjarët, bëjini të votojnë PS ditën e zgjedhjeve, bëjini 10 veta nga familja juaj të shkojnë të votojnë për rrugën e duhur, rrugën e fëmijëve tanë. Thuajini njerëzve tuaj të zgjedhin njerëzit që dinë të bëjnë punë. Kërkojini të votojnë PS dhe të më mbështesin për ta bërë Shqipërinë shtet, për ti dhënë këtij vendi të gjithë dinjitetin në sytë e fqinjëve dhe për të qenë atdheu që të gjithë duam”, u shpreh Rama.

Duke pranuar se jo të gjitha premtimet e 2013-ës janë realizuar, kreu i qeverisë premtoi se mandatin e ardhshëm qeveria e drejtuar prej tij do bëjë më shumë. 25 qershori, sipas Ramës, do të jetë dita e të gjithë shqiptarëve. “E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013-ën dhe thonë se duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe shumë mbetet për tu bërë, por ama kemi dhënë provën që dimë të bëjmë shtet. Këtu nuk është betejë për fanellat e partive, por për flamurin kuqezi që për ju në emigrim është krenari e dhimbje. 25 qershori duhet të bëhet dita jonë kuqezi, e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Shikoni videon

KOMUNIKIMI I JAVËS

Posted by Edi Rama on Sunday, May 28, 2017

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top