Shqip

‘E qëllova gabimisht’ Autori një tjetër shqiptar, shok i ngushtë i 18-vjeçarit shqiptar të vrarë në Kavala  

Marios Isak, 18-vjeçari shqiptar lindur dhe banues në Kavalla, Greqi, u qëllua mbrëmjen e kaluar me një plumb në gjoks, duke mbetur i vdekur në vend. Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja mediat greke zbardhin detaje të reja. Sipas tyre, një tjetër shqiptar, shok me viktimën ka pranuar vrasjen gjatë dëshmisë në polici.

Identiteti i autorit nuk bëhet i ditur, por mediat greke theksojnë se ai ka deklaruar përpara policisë se me se Marion kishte qenë në një bar kafe dhe kur po largoheshin janë grindur gjatë rrugës. Ai mësohet të ketë thënë se se ka tentuar ta trembë 18-vjeçarin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht me armë zjarri duke i marrë jetën. Ekspertiza mjeko-ligjore ka saktësuar gjithashtu se viktima është qëlluar në kraharor i cili i ka prekur mushkërinë, ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ishte qëlluar me dy pluma pas shpine.

Ekspertiza ka arritur gjithashtu në përfundimin se Mario ka tentuar të largohet me vrap pasi u qëllua por pas disa metrash ka rënë në tokë

Lexoni më shumë rreth ngjarjes  këtu https://albanians.gr/greqi-kavala-ekzekutohet-18-vjecari-shqiptare-prane-baneses.html

The Latest

To Top