ΕΙΔΗΣΕΙΣ

E përdhunova nënën, më dënoni me vdekje

Ditën e dielë e gjithë Shqipëria u shokua nga lajmi se në qytetin e Librazhdit një 28 vjeçarë akuzohet për përdhunimin e nënës së tij, 54 vjeçare ndërkohë ajo ishte duke fjetur. Lexoni këtu lajmin  Librazhd Djali përdhunon nënën e tij

Nga ana tjetër ekspertiza mjekoligjore që u bë mbi 54 vjeçaren konfirmon se nuk është kryer mardhënje seksuale me  dhunë.

Kurse edhe pse fillimisht i arrestuari mohoi akuzën, sot ai pra organeve të hetimit pranoi se ka përdhunuar nënën e tij.

Le të lexojmë reportazhin që bëhet në gazetën shekulli për më shumë hodhësira:

Astrit Miska i arrestuar të dielën për përdhunimin e nënës së tij, ka pranuar akuzën e rëndë ndërsa është rimarrë në pyetje nga policia e Elbasanit paraditen e djeshme. Megjithëse fillimisht e ka mohuar kategorikisht se ka kryer një akt të tillë ndaj nënës së tij, në momentin që i ka dalë alkooli, 28-vjeçari ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij 54-vjeçare dhe ka kërkuar dënimin më maksimal për krimin e kryer. “Kam qenë tejet i rënduar nga alkooli dhe as tani nuk jam në gjendje të shpjegoj qartë se çfarë kam bërë. Paraditen e së dielës piva në qytetin e Librazhdit, ndërsa pasdite deri në mesnatë në lokalin në qendër të fshatit tim. Nuk kam fjalë tjetër. Të më dënojnë me vdekje, s’kam çfarë të them tjetër”, ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore, 28-vjeçari Miska.

HETIMET

Ndërkohë, paraprakisht nga ekspertiza mjeko-ligjore konfirmohet se është kryer marrëdhënie seksuale pa dhunë me 54-vjeçaren Salushe Miska, e cila denoncoi vetë në polici këtë histori tronditëse dhe krejt të pashoqe. Sikurse mësohet nga banorët e fshatit, familja Miska, në vitin 1988 është shpërngulur nga fshati Prevallë i komunës së Lunikut për në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht. Në vitin 1992, Salushe Miska është dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, Ramadan Miska, dhe sipas prokurorisë vrasja u krye për motive xhelozie. Gjykata e dënoi me 15 vjet burg, por ajo kreu vetëm 10 vite të këtij dënimi.

Pasi doli nga burgu ajo u martua sërish dhe mbas divorcit me bashkëshortin e dytë u martua për herë të tretë. Bashkëshorti i fundit i ka vdekur disa vite më parë. Si pasojë e tre martesave ajo ka tetë fëmijë, Astriti është djali i Ramadan Miskës, bashkëshortit të saj të parë. Në familjen ku edhe jetonte Salushe Miska, jetonin edhe dy djem të tjerë bashkë me Astritin, i cili ishte divorcuar nga bashkëshortja pak kohë më parë. 28-vjeçari, që tashmë ndodhet në qeli me akuzën e përdhunimit të së ëmës, rezulton të jetë nipi i vrasësit serial Haki Miska, i cilësuar si “Mostra e Prevallës”. Haki Miska (xhaxhai i të riut), e nisi kalvarin e vrasjeve që në vitin 1992, ku edhe vrau bashkëshorten e tij Mimozën, për të vijuar me mësuesin e fshatit, njerkun e tij, më pas nënën, dhe plagosi rëndë vajzën e tij Besianën, vrasje këto të kryera në një hark kohor prej 15 vitesh

burimi www.shekulli.com.al

Lexoni akoma

Librazhd Djali përdhunon nënën e tij

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top