ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dyfishohet numri i emigratëve shqiptarë që riatdhesohen për shkak të krizës

Numri i emigrantëve të kthyer në Shqipëri këtë vit është dyfishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Numri i emigrantëve të kthyer në Shqipëri këtë vit është dyfishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

 

Sipas Spiro Kserës, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pas rikthimit në vendlindje, pjesa më e madhe e tyre kërkojnë të punësohen edhe se një numër më i madh të kthyerish do të ndikonte negativisht në tregun e punës.

 

“Një numër sa më i madh të kthyerish do të ndikonin negativisht në tregun shqiptar të punës dhe do të krijonin luhatje në këtë treg. Numri më i madh i emigrantëve që kthehen, natyrisht kërkojnë të punësohen, por një pjesë shumë e madhe e tyre, 22 për qind janë integruar në projektet e formimit profesional dhe riformimit. 5 për qind i janë drejtuar skemës së ndihmës ekonomike, kurse pjesa tjetër projekteve të bujqësisë dhe informacion për fëmijët e tyre në programet e Ministrisë së Arsimit”, tha Ksera.

 

Sipas ligjit shqiptar, ndihma ekonmike që përfitojnë familjet e kthyera të emigrantëve është 8 mijë lekë të reja në muaj. Pjesa më e madhe e emigrantëve të kthyer vijnë nga Greqia për shkak te ndikimit te krizës së borxheve dhe krizës politike në këtë vend. Ndërsa menjëherë pas tyre, vijnë shqiptarët që prej vitesh kanë jetuar në Itali.

 

“Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një dyfishim të numrit të emigrantëvë te rikthyer. Nëse vitin e kaluar me të dhënat zyrtare që disponojmë në bashkëpunim me Ministrinë e linjës, por edhe me Ministrinë e Brendshme, të dhënat zyrtare flisnin për rreth 30 mijë të kthyer, shpresojhmë që deri në fund të vitit të mos kapërcehet masa e 60 mijë shtetasve shqiptarë të kthyer”,tha Ksera.

 

Ministri Ksera thotë se pjesa më e madhe e emigrantëve të kthyer janë punonjës të sektorit të ndërtimit në vendet fqinje, ndërsa më pak problematike situata paraqitet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve.

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top