ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dy vjet pas liberalizimit, shqiptarët hyjnë ilegalisht në Greqi

Mund të jetë paradoksale, por edhe në kushtet të liberalizimit të vizave, ka qytetarë

Mund të jetë paradoksale, por edhe në kushtet të liberalizimit të vizave, ka qytetarë shqiptarë të cilët tentojnë të futen në mënyrë të parregullt në Greqi.

Vetëm orët e fundit janë arrestuar nga policia greke, katër persona, me akuzën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm. Ata janë arrestuar pas kontrolleve rutinore të policisë, për shkak se pasagjerët e tyre nuk dispononin dokumente biometrike udhëtimi apo leje qëndrimi në Greqi.

Një drejtues mjeti dhe dy pasagjerët e tij, njeri prej të cilëve pa dokumenta të rregullta janë arrestuar në Delvinaki, pranë kufirit me Shqipërinë, një në Igumenica dhe një në Arta. Në të gjitha rastet automjetet janë sekuestruar.

Në rastin e Igumenicas dhe të Artas, drejtuesit e mjetit kishin marrë përsipër futjen në Greqi të nga një pasagjeri pa dokumenta të rregullta, kundrejt një shume parash që nuk ishte përcaktuar, sipas policisë.

Drejtuesi i arrestuar në Igumenica, përballet edhe me akuzën e kontrabandës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën te pako duhan me peshë të përgjithshme 2,9 kilogramë, që nuk kishin pullën e akcizës përkatëse nga autoritetet greke.

Ndërkaq, në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës, policia ka arrestuar një shtetas grek, i cili kishte në furgonin e tij katër shtetas shqiptarë, pa dokumenta të rregullta, të cilët po i transportonte për në brendësi të territorit grek, kundrejt shpërblimit.

Edhe mjeti i grekut, si dhe 7 telefona celularë, u sekuestruan, ndërkohë që gjithë të arrestuarit pritet të dalin sot gjatë ditës para prokurorit, për t¢iu komunikuar akuzat./tribuna/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top