ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dy tërmete të forta në Durrës

Dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasuar nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.

Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.

Në një komunikim telefonik në “News 24”, sizmiliogu Rrapo Ormeni shpjegoi se tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Më pas janë regjistruar 22 lëkundje të lehta, që janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Krujë.

Momentalisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.

Disa shkolla në Durrës kanë ndërprerë mësimin për shkak të lëkundjeve të shpeshta. Mësohet se mësimi është ndërprerë në gjimnazet “Naim Frashëri”, “Leonik Tomeo” dhe “Gjergj Kastrioti”

Në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave janë raportuar 9 tërmete, konkretisht: I pari në orën 06:00, me magnitudë 4.2, epiqendër në Durrës dhe thellësi 10 km.

Tërmeti i dytë në orën 06:17, me magnitudë 2.6, epiqendër deti Adriatik 5 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7km.

Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 06:20, me magnitudë 2.8, epiqendër deti Adriatik 4 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i katërt në orën 06:26, me magnitudë 3.9 ballë dhe epiqendër në Durrës, me thellësi 11 km.

Tërmeti i pestë është regjistruar në orën 06:29, me magnitudë 2.7 ballë dhe epiqendër në detin Adriatik 6 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i gjashtë është regjistruar në orën 06:31, me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km në verilindje Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i shtatë u regjistrua në orën 07:15, me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër Berxulle,12 km në veriperëndim Tiranë, me thellësi 11 km.

Tërmeti i tetë u regjistrua në orën 07:39, me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër Sukth 12 km në verilindje Durrës dhe thellësi 18 km.

Tërmeti i nëntë është regjistruar në orën 08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 Km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 13 km.

 

Burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top