ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Durrës. Ish-kreu i PS në Greqi Artjan Qirici, nr. 2 i portit

Ish-kreu i PS-së në Greqi, biznesmen në transportin detar në Pire,

Ish-kreu i PS-së në Greqi, biznesmen në transportin detar në Pire,

23 vjet emigrant, inxh. Artjan Qirici, i projektuar fillimisht në krye të portit të Durrësit, ka pranuar të jetë numri 2, nën “komandën” e Selim Belortasë të LSI-së.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të kompanisë publike të Autoritetit Portual Durrës sha, me vendim të këshillit drejtues nr. 26 dt. 1 nëntor 2013, zëvendësdrejtor i përgjithshëm u emërua Artjan Qirici. Ishte propozim i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. Drejtori Selim Belortaja, në një takim të zhvilluar me stafin e APD-së, u shpreh se “Qirici ka një përvojë pune në sektorin privat në Greqi si inxhinier mekanik në katër sektorë: atë të teknologjisë, transportit, industrisë dhe marinës”.

Sipas njoftimit për shtyp, Artjan Qirici në fjalën e tij nënvizoi se, “siç është shprehur dhe z. Belortaja ligjshmëria, eficenca dhe konkurueshmëria janë për të tri sfidat kryesore gjatë punës së tij, po unë dua të plotësoj dhe të mos harrojmë asnjëherë që porti i Durrësit është pjesë e qytetit të Durrësit dhe si i tillë mbetet porti strategjik i të gjithë vendit dhe me punë të përbashkët do të vazhdojmë të realizojmë programin tonë”. Më tej Qirici propozoi harmonizimin dhe shkëmbimin e ndërsjellë që duhet të ketë porti me qytetin e Durrësit.

 

Arsimi dhe kualifikimi

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i inxhinierisë mekanike dhe elektrike.

1985-1987 – inxhinier mekanik në kombinatin ushtarak Poliçan.

1988 – mars 1991 – inxhinier teknolog në uzinën mekanike të naftës, Kuçovë.

Mars 1991- dhjetor 1993 – drejtues teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të udhëtarëve “Hilo- Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire, Greqi. 1994-1995 – diplomuar si “2- Engineer Shipping” dhe ka punuar si mekanik II në anijen “Hydrofoil’s & Cargo Ship”.

1995-1997 – bashkëpronar dhe menaxher në kompaninë private “General Ship Repair”, “Pegasus”, Greqi.

Mars 1997- tetor 2013 – drejtor ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici&Co LTD”.

 

Burimi Gazeta Durrës Lajm

http://www.durreslajm.com/politike/durr%C3%ABs-ish-kreu-i-ps-n%C3%AB-greqi-artjan-qirici-nr-2-i-portit

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top