Shqip

Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, u betua dje në një ceremoni zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, në funksion të detyrës që ai do të kryejë në Shqipëri.
Në betimin e tij ai u shpreh: “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit.”
Ambasadori Lu do të zëvendësojë brenda pak ditësh ambasadorin në largim, A. Arvizu. Gjatë seancës dëgjimore në Kongres, më 26 shtator të vitit të shkuar, ai u shpreh se në Shqipëri do të të kishte prioritet ndihmën për forcimin e institucioneve demokratike, nxitjen e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin, si mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe nxitjen e investimeve amerikane.
Donald Lu është një diplomat karriere që ka mbajtur disa funksione. Ka qenë zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.
Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent I Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.
Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.
Ambasadori Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit.

 

 

Marë nga:  http://botasot.info/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top