ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Do të lejohet dyshtetësia në Gjermani…!

Kush jeton në Gjermani dhe kërkon të marrë shtetësinë gjermane

Kush jeton në Gjermani dhe kërkon të marrë shtetësinë gjermane

duhet të heqë dorë nga shtetësia e mëparshme. Por ka përjashtime dhe probleme, prandaj duhet të lejohet dy shtetësia.
Qytetarët gjermanë nuk mund të kenë dy pasaporta, argumentojnë edhe sot poltikanët e CDU. Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka miratuar ligjin që nuk lejon dy shtetësinë. Social-demokratët dhe të Gjelbrit gjatë qeverisjes së tyre në vitin 2000 u përpoqën të modernizojnë ligjin e vitit 1913 “Perandoria dhe Kombësia”. Të huajve duhet tu bëhej më e lehtë marrja e shtetësisë gjermane dhe të kishin mundësi të mbajnë dy pasaporta.

Reforma solli disa ndryshime: sot brenda një periudhe kohore prej 6 ose 8 vitesh mund të marrësh shtetësinë gjermane, në ndryshim nga 15 vite që ishte më parë. Por pjesa e ligjit që lejonte dy shtetësinë nuk u aprovua nga Kristiandemokratët, që në atë kohë ishin më të shumtë në numër në Këshillin Federal.

http://time.ikub.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top