ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Do dëbohen nga Greqia të gjithë emigrantët që bëjnë denoncime të rreme për dhunë rraciste?

Këto momente është në zhvillim në Parlamentin Grek proçesi i diskutimit për miratimit përfundimtarë të Kodit të Emigracionit, mbas votimit në parim që u realizua dje. LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN Votohet në parim në Parlamentin Grek Kodi i Emigracionit

Por në momentin e fundit zëvëndministi i Brendëshëm Leonidhas Grigoratos shtoi në ligj një pikë e cila ishte hequr më përpara e cila thot së të gjithë emigrantët që bëjnë denoncim për ushtrim dhune rraciste ndja tyre dhe kjo vërtetohet se është një denoncim i rremë atëherë ato do të dëbohen nga Greqia.

Kjo solli reagimin e ashpër të deputetëve të Siriza të cilat deklaruan se ky është një nen shumë i rrezikshëm dhe rracist.

Ministri i Brendëshëm Janis Mihaelakis reagoi menjëherë duke deklaruar se është një detyrim dhe nevojë e shoqërisë të mbroj zbatuesit e ligjit nga  denoncime të rreme dhe të pabazuara të cilat mund të bëhen nga trafikant qënjesh njerëzore.

Diskutimi në Parlament për Kodin e Emigracionit është në vazhdim…për çdo të re do ju informojmë menjëherë

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top