Sot 12 maj është dhe dita e fundit ku emigrantët shqiptar që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike, kryesisht fëmijët e lindur në Greqi, munden të kalojnë lirëshëm në Greqi. Nga dita e nesërme 13 maj, asnjë emigrant nuk do lejohet të kaloi në Greqi nëqoftëse në pashaportat e tyre biometrike vendlindja në Greqi nuk është e shkruajtur në terma internacionale.
Ky problem që prek me qindra emigrantë që jetojnë në Greqi kërkon zgjidhje të menjëherëshme. Ose qeveria shqiptare duhet të bëj një marveshje me qeverinë greke, ose të gjitha pashaportat ku vëndlindja e fëmijëve në Greqi shkruhet në gjuhën shqipe dhe jo atë angleze, duhet të ndryshohen. Ministri i brendëshëm i Shqipërisë Flamur Noka përpara disa javësh deklaroi se rreth 500 pashaporta biometrike që kanë këtë problem do të ndryshojnë. Por janë mbi 1000 pashaportat që kanë këtë problem. Dhe përveç kësaj nuk u dha asnjë sqarim se me cilët kritere do bëhet përzgjidhja e këtyre 500 pashaportave.
Gjithësesi ajo që është e qartë është se ky problem do të zgjidhet nga qeveria që do dali mbas zgjedhjeve të 23 Qershorit. E majtë, e djathtë kjo pak rëndësi ka për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Pyetja kryesore është se kur? Do vazhdojnë dhe në verë emigrantët shqiptarë që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike të jenë si të burgosur, të cilët kanë vetëm disa dit leje për të lëvizur të lirë?
albanians.gr
