ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Diskutim në Parlamentin Grek mes grupit të Siriza dhe përfaqësuesëve të emigrantëve për Kodin e Emigracionit

Athinë: Në kuadrin e diskutimit të projektiligjit të Ministrisë së Brendëshme të Greqisë “Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social”, të mërkurën 26 Shkurt u organizua në Parlamentin Grek diskutim i hapur i Grupit Parlamentar dhe Sektorit të të Drejtave të SIRIZA, me përfaqësues të emigrantëve , grupimeve dhe organizatave të të drejtave të njeriut etj.

Nga komuniteti shqiptarë merrnin pjesë në këtë diskutim, Fatos Malaj-ndërmjetës kulturor dhe specialist në çështjet e emigracionit, Etmond Guri Kyretari i FSHSHG, Gaston Sanxhaku-kryeredaktor i Portalit Albanians.gr, Dhimitra Malo nga Forum Metanaston.

Takimi u zhvillua në sallën e Senatorëve në Parlamentin Grek, dhe zgjati pothuajse 3 orë.

Fjalën e hapjes e mori znj. Vasiliki Katrivanou, koordinatore e SYRIZA, e cila pasi përshëndeti të pranishmit bëri një prezantim të shkurtër të projektligjit dhe të synimeve të SYRIZA-s, duke kërkuar njëkohësisht dhe ndihmën e përfaqësuesve të komuniteteve emigrantëve dhe të organizatave të pranishme dhe jo vetëm, duke theksuar se; “është shumë domethënëse dhe e rëndësishme prezenca dhe mbështetja juaj, jo vetëm me propozimet por dhe me protesta paqësore ditën e votimit të projektligjit që qeveria e koalicionit dhe vetë z. Samaras të kuptoj dhe të marrin parasysh rendësin e madhe që ka ky projektligj, jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë shoqërinë greke”.
Më pas fjalën e mori avokatja dhe njëkohësisht kryetare e Departamentit të Drejtave në SYRIZA, znj. Tasia Kristodoulopoulou, e cila analizoi me hollësi anët pozitive dhe ato negative të projektligjit të Kodit të Emigracionit që është paraqitur nga qeveria e koalicionit në parlament për shqyrtim. Znj. Kristodoulopoulou theksoi se dy nga nenet më të “mira” aktualisht të Kodit të Emigracionit, janë ai i 19-t dhe 20-t. Ku në nenin 19-të mund të përfshihen Kategoritë e Veçanta të Shoqërisë, si dhe ai i viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Dhuna në Familje, ku kërkoj të ketë lehtësime për gratë dhe fëmijët e dhunuar.

Mbas kësaj folën përfaqësuesit e emigrantëve dhe të organizatave të emigracionit. Pothuajse të gjithë palët u shprehën se Kodi i Emigracionit dhe integrimit Social është projektligji më i mirë që ka ardhur në parlamentin grek vitet e fundit.  Sigurisht ka disa mangësi dhe disa nene që duhen të hiqen, por në përgjithësi Kodi i Emigracionit përbën një përpjekje të mirëfilltë.

Emigrantët nënvizuan faktin se është urgjente të vij në Parlament Ligji për nënshtetësinë i cili ka lënë me qindra mijëra fëmijë në pritje, dhe në rrezik për të dalë të paligjëshëm. Nga ana e saj Siriza deklaroi se të premten ku është diskutimi i rradhës i Kodit të Emigracionit do sjelli një amendament për nënshtetësinë, por gjithësesi qeveria ka premtuar se mbas Kodit të Emigracionit do të ketë rradhë ligji i nënshtetësisë.

Komuniteti Shqiptarë në Parlamentin Grek. Diskutim mbi kodin e emigracionit

Përfaqësuesit shqiptarë dhanë këto mendime:

Zoti Fatos Malaj, nënvizoi se duhet bërë përpjekje nga ana e opozitës që projektligji të votohet dhe mos të ketë fatin e Ligjit Antirracist i cili edhe pse është gati, ka ngelur në siltarët e Komisionit Parlamentar. Si projektligj është shumë shpresëdhënës, por duhet këmgulur për akoma më shumë, duhet këmgulur për ligjin e nënshtetësisë. Gjithashtu ishte zoti Malaj që korigjoi disa herë përfaqësuesen e Siriza mbi disa pika të projektligjit në të cilat si duket nuk i kishte studjuar mirë.

Zoti Etmond Guri mbasi falenderoi grupin parlamentar të Siriza për diskutimin, theksoi rëndësinë e madhe që ka për emigrantët ky projektligj, pasi është e papranueshme që edhe pas 24 vjet emigracion të mos ekzistoj një projektligj i kompletuar, por veçse amendamente dhe ligje të “vetmuara” që kurrë nuk kishin si qëllim qenien njerëzore dhe zgjidhjen e ligjërimit të emigrantëve, por “pengesën” dhe zvarritje tyre . Gjithashtu bëri disa propozime siç janë ensimat, lehtësimin e proçedurave , tarifat vjetore etj

Zonja Dhimitra Malo kërkoi heqjen e menjëhershme të “Deklaratës Përgjegjëse” “Ipefthini Dilosi” që firmoset nga bashkëshorti/ja emigrantë kur martohet me një shtetas/e grek. Në deklaratë thuhet: “Deklaroj me përgjegjësi se do të jetoj pa asnjë problem dhe në harmoni.

Zoti Gaston Sanxhaku  u shpreh se është e palejueshme të shikojmë si të mirëfilltë një ligj i cili në thelb parashikon që fëmija i emigrantit i lindur në Greqi , 18 vite më vonë të vazhdoi dhe të konsiderohet emigrant. Duke marrë dhe parasysh proçedurat kohore të marrjes të nënshtetësisë ose të kombësisë, kjo situatë mund të vazhdoi me vite të tëra, dhe kështu një fëmijë që ka lindur në Greqi mund të marrë nënshtetësinë ose kombësinë në moshën 20-25 vjeçare. Çështjes të nënshtetësisë duhet ti jepet me shumë kujdes dhe prioritet.

Pyetjes se a do votoj Siriza Kodin e Emigracionit , përfaqësuesja e Siriza deklaroi se në thelb partia e saj është pro çdo ligji që ndihmon dhe jep mundësi të reja tek njerëzit. Kujtojmë këtu se me hyrjen në fuqi të Kodit të  Emigracionit do kenë mundësi të përfitojnë leje qëndrimi rreth 100000 emigrantë që tani janë të paligjëshëm. Sipas zonjës Katrivanu, është një fat që projektigji vjen në Parlament jo si një ligj i vetëm por mund të votohet me nene, kështu që ajo premtoi se partia e saj do bëj përpjekje të mëdha për të negociuar për përmirsimin e neneve dhe pikave të ligjit.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top