Duke marrë shkas nga pyetjet e shumta që vijnë në redaksinë tonë rreth çështjes së lejes të qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, dhe duke u bazuar në ligjin e emigracionit, direktivave dhe qarkoreve të ministrisë së brendëshme, dhe deklaratave të zyrtarëve të kësaj ministrie do donim të ritheksonim këto pika.
Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme ndahet në dy kategori.
E para është leja për të cilën aplikohet në drejtoritë e decentralizuara. Të drejtë për aplikim kanë emigrantët të cilët gjatë 10vjeçarit të fundit kanë pasur të paktën 5 vite leje qëndrimi në Greqi. Emigrantët që hyjnë në këtë kategori do pajisen me vërtetim blu. Leja që jepet ka fuqi 2 vjeçare. Vini re bëhet fjalë për emigrantë që kanë qënë të pajisur me leje qëndrimi dhe jo me vërtetime blu!
[maxbutton id=”5″]
Kategoria e dytë është për ato emigrantë që nuk kanë pasur asnjëherë leje qëndrimi në Greqi. Aplikimi për këtë leje bëhet në zyrat e ministrisë së brendëshme në Pire, dhe tashmë për të aplikuar duhet të mbyllet takim. Emigrantët pajisen fillimisht me vërtetim të bardhë. Leja e qëndrimit ka fuqi 2vjeçare.
[maxbutton id=”2″]
Kjo kategori ndahet në dy nënkategori. Të drejtë për aplikim kanë:
a. Emigrantët që kanë hyrë në Greqi me vizë e cila është dhënë nga autoritetet konsullore greke të paktën 3 vite nga date e dorëzimit të aplkimit për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme
b. Emigrantët të cilët ndodhen në Greqi të paktën 7 vite të vazhdueshme , nga data dorëzimit të aplkimit për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Vini re. Nuk mjafton të kesh 7 vite por duhet të vërtetohet qëndrimi i vazhdueshëm. Vërtetimi bëhet me dokumentacione të ndryshëm, si përshëmbull kontratë shtëpie në emrin e të interesuarit, llogari, vërtetime të ndryshme (blu veveosi etj), llogari nga DHEKO, dokumentacione shkolle etj.
VINE RE. Është vënë re se një pjesë e emigrantëve aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, por smund të vërtetojnë qëndrimin në Greqi për 7 vite. Kjo është një nga arsyet që kërkesa hidhet poshtë.
Për sa i përket kohës që do të nxirret leja e qëndrimit,duhet të theksohet se nga data e aplikimit deri në marrjen e lejes që qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme do përafërsisht rreth 1 vit. Ka pasur raste që leja është nxjerrë dhe më heret(brënda 7-8muajsh) por dhe raste që ka kaluar mbi një vit. Arsyeja zyrtare është se kjo vonesë ka të bëj me numrin e madh të emigrantëve që aplikojnë, dhe me mungesën e theksuar të nënpunësve në këtë drejtori. Gjithësesi emigrantët mund të kontrollojnë vetë nga kompjuteri, se në cilën fazë ndodhet dosja e tyre në këtë link Πορεία Φακέλου Πολίτη Τρίτης Χώρας-Μάθετε online αν σας έχει βγει η άδεια διαμονής
Për sa i përket çështjes të deportimit (apelasi), sekratari i përgjithëshëm i ministrisë së brendëshme Vasilis Papadopklos deklaroj në një intervistë për gazetarin e ABCnews Robert Goro se “që nga 21 tetori që ka ndryshuar sistemi kompjuterik i ministrisë së brendshme, bëhet automatikisht një shënim tek vërtetimi që i jepet aplikuesit. Nëse vërtetimi shkruan që “pengon marrjen e vendimit për deportim nga vendi”, ky emigrant nuk ka problem nga policia. Nëse, në të kundërt, vërtetimi shkruan që “nuk pengon marrjen e vendimit për deportim nga vendi”, atëherë policia mund ta ndërmarrë largimin e tij, sepse për fat të keq, aplikimi ka problem.
