people and lifestyle

Disa fakte qe te vertetojne se jeni shqiptar!

Disa fakte qe te vertetojne se jeni shqiptar!
1. Je kusheri me gjysmen e njerezve qe njeh.
2. Ke te pakten 10 shoke qe e kane emrin “Genti”.
3. Ne dasmen tende, normalisht vijne 300 te ftuar.
4. Ne dasmen tende, njeh vetem 1/3 e te ftuareve.
5. Ke bere nje xhiro me shkollen ne Kruje.
6. Jeton mes vajzash qe tentojne te duken 25 vjec e jane vetem 15.
7. Do lesh bakshish edhe ne supermarket.
8. Ke me shume alkol ne dollapin e shtepise sesa ka bari i lagjes.
9. Krevatin ta rregullon ende mamaja.
10. Ke te pakten nje te aferm me te cilin familja jote nuk flet.
11. Je i bindur qe gjithcka eshte nje komplot kunder teje dhe vendit tend.
12. N.q.s je vajze dhe nuk je martuar pas moshes 25 vjec, je nje beqare e stazhonuar.
13. Mamaja jote e ka mbeshtetur jeten mbi leximin e filxhanit te kafese.
14. Rakia kuron cdo semundje, plus qe perdoret edhe per masazh.
15. Je ne tavoline me dy miq dhe nderkohe keni 4 ide te ndryshme politike.
16. Degjon prinderit qe flasin kur je akoma 100 metra larg shtepise.
17. Mamaja jote nuk hedh asnjehere ne plehra ate qe mbetet nga dreka, por e ha ne darke ose diten tjeter.
18. Kur komshiu sjell dicka i duhet kthyer patjeter favori.
19. Edhe nje muaj pas vitit te ri vazhdoni te hani bakllava.
20. Gjyshi te jepte raki para se te te dilnin dhembet.
21. Prinderit e tu me zor i rezistojne tundimit per te mbyllur cdo ballkon me verande.
22. Ke gjithmone modelin e fundit te celularit qe del ne treg, nganjehere edhe ate qe ska dale.
23. Mund te rrish tre ore me nje kafe ne lokal.
24. Prinderit e tu kur flasin ne tel me te afermit jashte shtetit bertasin qe te degjohen sa me shume.
25. Je i bindur qe te gjithe personazhet e famshem te historise ne bote jane me origjine shqiptare.
26. Je i papune, por ke nje Benz per te levizur.
27. Punon ne itali si murator, por kur kthehesh ne Shqiperi u thua te gjitheve qe je nje biznesmen i suksesshem.
28. Te kane mesuar jo vetem te duash te afermit e tu por edhe kusherinjte e 13 -te, sikur te ishin vellezerit e tu.

A jeni shqiptar apo jo… ?

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top