ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dimrit në marrëdhënjet Shqiptaro-Greke i ka ardhur fundi

“Dimrit në marrdhënjet Shqiptaro-Grek i ka ardhur fundi”

“Dimrit në marrdhënjet Shqiptaro-Grek i ka ardhur fundi”

kështu është titulli i gazetës greke Kathimerini , kushtuar fituesit të zgjedhjeve paralementare 2013, Edi Ramës.

 

Gazeta Kathimerini në intervistën që i morrë kryeministrit të ardhëshëm të Shqipërisë Edi Rama, i dha më shumë rëndësi marrdhenjeve Shqiptaro-Greke , të cilat sipas gazetës greke kohët e fundit kishin ngrirë.  Sipas Edi Ramës “Dimrit në marrëdhënjet shqiptaro greke i ka ardhur fundi, dhe së shpejti do të vij pranvera”

I pyetur për marrveshjne detare mes Greqisë dhe Shqipërisë (përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike), e cila është shpallur nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë si e antikushtetuese, marveshje e cila u hodh poshtë me iniciativë të opozitës të asaj kohe, zoti Rama shprehet: “Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”.

Për sa i përket rrugës europiane të Shqipërisë, Rama u shpreh se “koha që jetojmë na nxit të gjithëve në rajon të rinovojmë mënyrën sesi në shohim Evropën dhe atë sesi Evropa na sheh ne. Në këtë kontekst Greqia ka një rol për të luajtur”.

I pyetur se si ai u përgjigjet zërave që thonë se do të hakmerret ndaj kundërshtareve të tij politikë, kryeministri i ri shqiptar, përgjigjet se pas një triumfi të tillë në zgjedhje, populli kërkon edhe një ndryshim të madh, një frymë të re dhe një mënyrë të re të ushtrimit të politikës.

“Periudha dramatike e qeverisjes së vendit me një Kryeministër që ishte njëkohësisht President i Shtetit, kreu i drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, kreu i Shërbimieve Sekrete, madje dhe drejtori i Televizionit Shtetëror është mbyllur njëherë e mirë nga populli shqiptar të dielën e kaluar”, ka thënë ai duke shtuar se shqiptarët kanë hyrë në një epokë të re me vullnetin e tyre të lirë dhe tashmë nuk ka kthim.

albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top