Megjithëse jemi mbushur me shoqata dhe organizata askush nuk mori mundimin të bëjë diçka për 3 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!!! Askush përveç disa të rinjve, askush përveç disa studentëve!!! Të gjitha shoqatat shqiptare gjoja kanë si qëllim mbrojten e kulturës dhe të identitetit shqiptar. Të gjitha thonë se punojnë për të drejtat e shqiptarve! Si është e mundur diçka e tillë kur ato harrojnë një nga ngjarjet më të rëndësishmë të shekullit 21 për kombin shqiptar!!!
E vetmja shoqatë e cila organizoi ( dhe e bëri të ditur në publik) mbrëmje ishte shoqata Studenti (www.studenti.gr). Në një mbrëmje që i kishte të gjitha, tek ambientet e qëndrës kulturore Porta, studentët ( dhe jo vetëm ata) festuan pavarësinë e Kosovës dhe nderuan të gjitha ata që sakrificuan jetën e tyre për liri, drejtësi dhe pavarësi.
