Dhurojme gjak per njerezit ne nevoje. Te gjithe se bashku, ambasadore te vlerave me te larta njerezore.
Gjak mund te dhuroje kushdo nga mosha 18-60 vjec (60 vjec per ata qe kane dhuruar 5 vjecarin e fundit dhe deri me 50 vjec per ata qe nuk kane dhuruar ndonjehere) dhe qe nuk kurohet per semundje serioze. Grupi I gjakut nuk ka rendesi.
Nese banoni ne Athine:
E diel 17 shkurt 2019, ora 10:00 – 14:00. Adresa, prane Federates se Shoqatave Shqiptare ne Greqi: rruga Deligjiorgji 55-59, Metaksurgjio, zilja FSHSHG, kati I katert.
Nese banoni jashte Athines:
Vizitoni cilindo spital gjendet ne afersi te baneses suaj gjate orarit perkates dhe ofroni gjak duke permendur DOMOSDOSHMERISHT qe deshironi te dhurohet per Banken e Komunitetit Shqiptar me numer regjistrimi 14528 (Επιθυμώ η προσφορά μου να καταχωρηθεί στον αριθμό μητρώου 14528).
E njejta gje vlen dhe per te gjithe ata qe deshirojne te ofrojne gjak gjate gjithe vitit ne te gjithe Greqine, duke perfshire edhe ishujt.
