ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dhunuesi i shqiptarit në Lamia deklaron se nuk i përket Agimit të Artë. E përgënjeshtron video

Përpara dy ditësh në qytetin e Lamias në Greqi

Përpara dy ditësh në qytetin e Lamias në Greqi një shqiptarë 20 vjeç u sulmua nga një 35 vjeçarë greke, vetëm pse pohoi origjinën e tij.

Policia e Lamias pas pak aksidentit dhe përshkrimit të shqiptarët arrestoi një 35 vjeçarë. Sipas dëshmisë të të riut shqiptarë, dhunuesi i tij është anëtarë i Agimit të Artë, dhe e sulmoi atë për shkak të kombësisë të tij. ‘ “Ai më pyeti nëse unë jam shqiptar dhe kur u përgjigja “po”, më goditi në fytyrë dhë në hundë. Nuk e fyeu askush” deklaroi 20 vjeçari.

Mbasi është arrestuar nga policia, 35 vjeçari ka deklaruar se nuk është anëtarë i Agimit të Artë dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë parti.  “Kanë parë bluzën time dhe kanë kujtuar se jam i “Agimit të Artë”, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie me të. Unë bëj shoqëri me pakistanezë dhe shqiptarë. Nuk jam racist… Më quajtën “hrisavgjit” (nga emri i partisë në greqisht “Hrisi Avgji”) dhe më fyen. Për këtë arsye e godita. Unë shkova te zyrat e Agimit të Artë për t’u fshehur, sepse miqtë e shqiptarit ishin duke më ndjekur”, ka deklaruar 35 vjeçari

Edhe dega vendore e “Agimit të Artë” në Lamia, në një deklaratë pretendon se nuk ka të bëjë me sulmin mbi 20 vjeçarin shqiptar të enjten në mbrëmje në qendër të Lamias.

Por një video që është publikuar nga mediat vendore greke, dëshmojnë se 35 vjeçari është një mbështetës i zjarrtë i kësaj partie. Një ditë para sulmit mbi shqiptarin, 35 vjeçari  me një fanellë blu, bashkë me të tjerë neonazistë, ndodhei jashtë zyrave të degës lokale të partisë dhe hidhte slogane, fyerje dhe kërcënime në drejtim të antifashistëve, që protestonin në rrugë për vrasjen e këngëtarit Pavlos Fissas.

Shikoni videon

{youtube}X2g_o84yKFs{/youtube}

 

LEXONI AKOMA

Greqi. Rrihet barbarisht shqiptari nga një neonazist vetëm pse pohoi që është shqiptarë. VIDEO

 

Επίθεση από χρυσαυγίτη καταγγέλνει οτι δέχτηκε νεαρός Αλβανός επειδή παραδέχτηκε την καταγωγή του . VIDEO

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top