Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijes, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 100 shtetas shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu sic e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit.
[maxbutton id=”5″]
Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijes, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën “Shengen”.
Ndërkaq Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijes, konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim bilataral për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.
Nga ana e tyre autoritetet greke, e justifikojnë këtë fushatë, me sezonin e vjeljes së ullinjve në Greqi, pasi shqiptarët janë krahu primar i punës në këtë sektor. Rënia drastike e ekonomisë greke, ka lënë pa punë vetë shtetasit e vet të cilët janë në kërkim të një pune qoftë edhe sezonale si ajo e vjeljes së ullinjve cka mbahej deri tani nga shqiptarët. Megjithatë kjo gjendje do të vijojë të rëndojë edhe ditët në vijim në Kakavije.
Burimi http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=189141
