Shqip

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror në Shqipëri

Llogara

llogara_touristic_village_15

Llogaraja ndodhet rreth 40 km në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470 m në lartësinë 2018 m. Pranë Qafës së Llogarasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull mahnitës  është “Pisha Flamur”, një  monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike. Ky park ofron një mot dhe peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë si pisha e zezë. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor. Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele e luksit.

 

Doga

Boga: Ndodhet  mes  maleve të Rugovës. Fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Boga të jep një ndjenjë më miqësore dhe pothuajse të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët.  Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme.  Në fshat ndodhet një pistë skish me parametra bashkëkohorë, ku mund të argëtohen edhe fillestarët në këtë lloj sporti. Këtu është bërë një punë e mirë për thithjen e turizmit dimëror nëpërmjet rrugëve të komunikimit dhe akomodimit.

BURIMI http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/dhjete-destinacionet-e-turizmit-dimeror-ose-turizmi-i-bardhe-264320.html

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top